EKSKLUZIVE/ Bëri historinë me Laçin, zbulohet vendimi final i Shpëtim Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2021 | 23:12

EKSKLUZIVE/ Bëri historinë me Laçin, zbulohet vendimi final i Shpëtim Duros

Shpëtim Duro nuk është më trajner i Laçit. Është vetë trajneri që bëri historinë me klubin kurbinas që ka konfirmuar ekskluzivisht për “Panorama Sport”, se nuk do të jetë më në krye të pankinës bardhezi për sezonin 2021-2022, por pa dhënë më tepër detaje.

Shpetim Duro logo

Në fakt, gazeta e paralajmëroi këtë lëvizje që pa u luajtur ndeshja me Anderlehtin dhe mesa duket palët e kishin marrë me kohë vendimin për të mos zgjatur bashkëpunimin.

Duro mori drejtimin e Laçit pas fillimit të sezonit të kaluar, kur nga kurbinasit u largua Armando Cungu si rrjedhojë e mungesës së rezultateve. Ai arriti ta kthente në garë për titullin kampion ekipin, por në fund mbylli sezonin pa trofe. Gjithsesi, eksperienca e tij te Laçi mund të cilësohet shumë e suksesshme duke llogaritur se ai arriti të drejtonte kurbinasit për herë të parë në historinë e tyre drejt turit të tretë të një kompeticioni ndërkombëtar, duke u eliminuar vetëm nga një emër i madh si Anderlehti.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"