Ekskluzive/ Begaj me doping, reagon Gjoza: Është e pastër, por nuk e lënë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2018 | 10:38

Ekskluzive/ Begaj me doping, reagon Gjoza: Është e pastër, por nuk e lënë që…

Presidenti i Federatës së peshëngritjes, Elez Gjoza është shprehur i shqetësuar nga situata! Ai ka deklaruar për Panorama Sport se ka bindjen se peshëngritësja Romela Begaj është e pastër dhe se kjo po bëhet që ajo të mos mbajë medaljen që nderoi Shqipërinë.

romela begaj

“Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje apo shkresë zyrtare nga federata botërore e peshëngritjes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga federata botërore! Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po qe nevoja”, ka deklaruar Gjoza për gazetën!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"