EKSKLUZIVE/ “Bast” për Europën, Tirana paguan 300 milionë lekë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 23:34

EKSKLUZIVE/ “Bast” për Europën, Tirana paguan 300 milionë lekë (E PLOTË)

Tirana ka paguar deri tani rreth 300 milionë lekë të vjetër te Tatimet që të marrë licencën në Europë. Janë burime pranë klubit që bëjnë me dije për “Panorama Sport” një fakt të tillë.

Tirana festa5

Kështu, skuadra bardheblu ashtu si edhe sezonin e shkuar është munduar ta mbyllë çdo problem që ka për të marrë licencën europiane. Klubi ashtu si çdo skuadër në Superiore ka mbyllur çdo problem që ka për sa u përket Tatimeve dhe mund të themi që licencën e ka në xhep. Bardheblutë janë munduar shumë që të heqin çdo pengesë për të qenë në rregull për Europën. Një gjë të tillë e bënë edhe sezonin e shkuar, teksa më pas skuadra nisi rrugëtimin drejt titullit dhe më pas në Kupat e Europës.

PASTRIMI – Tirana ka pastruar çdo problem që ka pasur me lojtarët, sidomos të huajt. Çështja “Cise” e goditi jo pak ambientin bardheblu, pasi Tirana pagoi rreth 170 mijë euro derisa iu lirua merkatoja. Nga ana tjetër, skuadra kampione është ekipi i dytë në Shqipëri që gjatë një aventure në Europë fitoi më shumë para. Veç Skënderbeut që ka shkuar dy herë në fazat e grupeve të Europa League, Tirana mblodhi këtë verë rreth 1.4 milionë euro nga pjesëmarrja në Europë.

PARALAJMËRIMI – Çdo klub në Shqipëri sivjet u paralajmërua nga presidenti i FSHF-së se nuk do të tolerohet, por të gjithë duhet ta arrijnë me djersën e tyre Europën dhe të plotësojnë kushtet për të marrë licencën. Zakonisht skuadrat shqiptare mbyllin çdo problem që kanë me lojtarët apo subjekte të tjera, ndërsa halli i vetëm janë detyrimet ndaj shtetit. Një problem të ngjashëm ka pasur edhe Vllaznia, e cila arriti ta zgjidhte çështjen pas ndërhyrjes së FSHF-së. Tirana nga ana e saj prej kohësh është munduar që të mos ngrejë gropa të mëdha për t’u bllokuar nga Tatimet në Europë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"