EKSKLUZIVE/ “Basketbolli ynë, një… ‘xhungël’”, legjenda Agim Fagu shigjeton FSHB-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2023 | 21:45

EKSKLUZIVE/ “Basketbolli ynë, një… ‘xhungël'”, legjenda Agim Fagu shigjeton FSHB-në

Legjenda e basketbollit shqiptar, ka kritikuar me ironi federatën për gjendjen ku është ky sport në vendin tonë.

Meta-Fagu-5-500x750

I pyetur nga gazeta në cilësinë e presidentit të Shoqatës Partizani Basket, ish-presidenti i KOKSH-it e konsideroi një “xhungël” basketbollin shqiptar sot dhe hodhi shigjeta në adresë të FSHBsë se e vërteta e ngjarjeve që ndodhin janë vetëm pronë e saj dhe se çdo gjë tjetër që nuk “përpunohet” në zyrat e federatës nuk ka vlerë.

“Në ‘xhunglën’ e basketbollit tonë ka vetëm një zë, një të vërtetë, një vendim që është pronë e ‘injorancës’ së FSHB-së. Aty mund të drejtoheni dhe të merrni ‘të vërtetën’ në versionin e ‘përpunuar’ të stilit… çdo gjë tjetër nuk ka vlerë”, ishte përgjigjja e Agim Fagut për “Panorama Sport” në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi tri ditë më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"