EKSKLUZIVE/ Bardheblutë hedhin sytë nga Greqia, Tirana nis “sondazhin” për mbrojtësin e Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 23:22

EKSKLUZIVE/ Bardheblutë hedhin sytë nga Greqia, Tirana nis “sondazhin” për mbrojtësin e Shpresave

Tirana hedh sytë nga Greqia për të marrë ndonjë lojtar të Kombëtares për ta bashkuar me kampionët e Shqipërisë. Këtë herë menaxherët ia kanë vënë syrin Mario Mitajt, që aktivizohet me Shpresat. Lojtari që luan në mbrojtje, mund të ketë të ardhme te bardheblutë, sepse aktivizohet si në krah dhe në qendër të mbrojtjes.

mario mitaj 1

Tirana ka bërë një sondazh për të parë nëse është i gatshëm të vijë në Shqipëri. Gjithsesi, menaxherët thonë se lojtari që është pjesë e ekipit kombëtar, mund të ketë të ardhme në Greqi.

Ai luan në kategorinë e dytë greke dhe nëse pranon, do të ishte një përforcim i madh për Tiranën. Nga ana tjetër, bardheblutë duan që ta aktivizojnë në qendër, por ai është nga ata futbollistë që ka forcë, teknikë dhe gjuajtje.

Me AEK-un sezonin e fundit ka luajtur 23 ndeshje dhe ka dhënë 6 asiste, duke qenë në fushë 1766 minuta. Për momentin gjërat janë jo, por lojtari mund të joshet nga të qenët në Champions dhe që Tiranën ta shohë si trampolinë për të ardhmen. Prej kohësh Tirana kërkon lojtarë të mirë dhe që njihen, ndërsa nuk ka afruar asnjë sportist të huaj.

mario mitaj

KOSOVA E MAQEDONIA – Klubi po sheh edhe për lojtarë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Flasim për ata që mund të jenë pjesë e Tiranës. Janë shumë emra në qarkullim, por nuk ka asgjë konkrete.

Edhe Arlind Ajeti është larg Tiranës. Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se lojtari ka njoftuar bardheblutë se ai ka një ofertë nga Seria B dhe ndoshta nuk largohet nga Italia.

Shqetësim i madh për Tiranën që sërish beson dhe ëndërron yllin e Kombëtares. Madje, për të janë futur edhe zyrtarë të federatës për t’ia mbushur mendjen.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"