EKSKLUZIVE/ Barazimi ndaj Laçit, kapiteni Ibraimi: S’na falen gabime në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 8:33

EKSKLUZIVE/ Barazimi ndaj Laçit, kapiteni Ibraimi: S’na falen gabime në fund

Agim Ibraimi është ai që pritet të marrë për dore Dinamon e këtij sezoni, jo vetëm si kapiten i saj, por edhe si një prej lojtarëve më cilësorë të bluve. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, fantazistit i vjen keq që për shkak të një mospërqendrimi nuk ia dolën dot të merrnin tri pikë.

Dinamo-Laci

“Të jemi të sinqertë dhe të drejtë mendoj se rezultati real u pa, pavarësisht se në minutat e fundit nuk ishte përqendrimi i duhur. Nuk është e pëlqyeshme nga ana jonë të bëjmë të tilla gabime në minutat e fundit, mirëpo duhet të kënaqemi me lojën që bëmë. Në vazhdimësi besoj, jua premtoj edhe tifozëve, do të ngrihemi aty ku duhet”, ka thënë Ibraimi, i cili dy ditë më parë është bërë edhe baba i një djali.

“Normalisht ka gjëra me të vlefshme se sporti në jetë, mirëpo ne duhet të punojmë për t’i arritur objektivat tanë dhe ato që kemi qëllime”, shtoi ai duke folur më pas edhe për pritshmëritë. “Të themi atë që është e drejtë, çdo ekip i cili formohet nga fillimi do pak kohë, mirëpo ne kemi krijuar një grup mjaft të mirë. Jemi shokë, familje dhe besoj se bashkë me presidentin, trajnerin, drejtorin dhe të gjithë na kanë mundësuar të ndihemi futbollistë. Na i kanë plotësuar të gjitha kushtet, ka mbetur vetëm që ne të ja bëjmë hyzmetin në fushë. Tani luajmë me Teutën dhe normalisht ne e respektojmë në maksimum, mirëpo duhet ta dimë se jemi në rrugë të duhur dhe besoj se do t’i marrim tri pikë”, përfundoi Ibraimi.

V.MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"