EKSKLUZIVE/ Jasir Asani refuzon ofertën e dytë hungareze, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2021 | 20:23

EKSKLUZIVE/ Jasir Asani refuzon ofertën e dytë hungareze, ja arsyeja

Jasir Asani është emri më i përfolur në merkato ditët e fundit, për shkak se mesfushori i Partizanit ende nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. 26- vjeçari është një ndër lojtarët më të mirë në Superiore dhe ka tërhequr interesim edhe nga jashtë Shqipërisë, si dhe skuadra e Partizanit nuk do të donte ta humbiste me parametra zero.

Jasiri2

Deri më tani, Asani ka refuzuar dy oferta. Fillimisht, anësori ka refuzuar ekipin turk Ankara Keçiorenguçu, ndërsa në 24 orët e fundit, nuk ka pranuar as ofertën e ekipit hungarez, Kisvardas. Edhe pse kontrata ka qenë shumë e mirë nga ana financiare (rreth 400 mijë euro për 2+1 vite), Asani po pret që të ulet në tavolinë me drejtuesit e Partizanit, për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Burime për “Panorama Sport” konfirmojnë se anësori ende është i pavendosur sa i takon ekipit ku do të luajë, pasi dëshira e tij është të qëndrojë te Partizani, për shkak se ka një raport të shkëlqyer me të gjithë në klub. Por, gjithashtu, është dhe dëshira për të luajtur jashtë Shqipërisë, ku e ka pasur një eksperiencë të mëparshme tek AIK. Këto janë ditë shumë delikate për “asin” e Partizanit, të cilit do t’i duhet të vendosë sa më.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"