EKSKLUZIVE/ Arrihet akordi, Kristal Abazaj drejt Polonisë. Zbulohen prapaskenat me yllin e Kukësit (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2020 | 23:40

EKSKLUZIVE/ Arrihet akordi, Kristal Abazaj drejt Polonisë. Zbulohen prapaskenat me yllin e Kukësit (E PLOTË)

Kristal Abazaj i jep fund me Kukësin si edhe me kampionatin belg. “Panorama Sport” mëson në mënyrë ekskluzive nga burime të sigurta se mesfushori me tipare sulmuese ka arritur një akord me skuadrën polake të Legia Gdansk. Futbollisti i huazuar nga Anderlehti te skuadra e Kukësit, tashmë do të ketë një tjetër destinacion për të ardhmen e tij.abazaj-1

Me sa duket, mungesa e djeshme nuk ka qenë e rastësishme pasi nuk ishte i grumbulluar për sfidën e kthimit ndaj skuadrës së Apolonisë në Kupën e Shqipërisë, të cilën Kukësi e fitoi 3-1 në “Elbasan Arena”.

AKORDI

Kristal Abazaj u transferua për rreth 750 mijë euro te skuadra e Anderlehtit teksa 80% të të ardhurave i përfitoi skuadra e Skënderbeut dhe 20% i përfitoi Luftëtari. Në fillim të këtij sezoni, pas një viti tek ekipi belg, Abazaj u huazua te Kukësi.  Me një akord mes dy skuadrave, pagesën prej rreth 20 mijë eurosh në muaj, e mori përsipër ekipi belg në masën rreth 14 mijë euro dhe pjesën e mbetur e ka paguar Kukësi.

Tanimë, kur jemi në përfundim të muajit normal sa u përket kontratave, Anderleht dha dakordësinë që Abazaj të vijonte huazimin te Kukësi edhe në pjesën e mbetur të këtij edicioni. Mirëpo, dje, gazeta ka mësuar ekskluzivisht nga burime të besueshme se menaxheri dhe vetë futbollisti kanë gjetur një akord me skuadrën polake të Legia Gdansk. Për këtë, dakordësia është marrë edhe nga skuadra e Anderlehtit.

Kësisoj, ylli i Kukësit pritet që në ditët në vijim të firmosë edhe kontratën për ta bërë formale transferimin në Poloni. Legia Gdansk është katër pikë larg vendit që e çon në fazën kualifikuese të Europa Ligës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"