EKSKLUZIVE/ Apolonia zgjedh trajnerin e ri, akord me 46-vjeçarin që drejtoi Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 14:18

EKSKLUZIVE/ Apolonia zgjedh trajnerin e ri, akord me 46-vjeçarin që drejtoi Partizanin

Apolonia ka zgjedhur trajnerin e ri.

dalipi klevis

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht se klubi fierak ka emëruar në krye të pankinës, Klevis Dalipin.

Trajneri që ishte pjesë e Partizani U-21 ka arritur akordin me klubin për ta drejtuar sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Për 46-vjeçarin ka shfaqur interes edhe ekipi i Lushnjes, por tekniku i njohur ka arritur marrëveshjen me Apoloninë pas “OK” të dhënë nga presidenti i Partizanit, Gazmend Demi.

Elbasanasi më parë si trajner ka qenë edhe i ekipit të parë të Partizanit, Korabit, Tomorit dhe Luftëtarit.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"