EKSKLUZIVE/ Apolonia pret një serb, zbulohet lojtari që vjen sot. Sezonin e fundit luajti në kampionatin grek (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 9:35


EKSKLUZIVE/ Apolonia pret një serb, zbulohet lojtari që vjen sot. Sezonin e fundit luajti në kampionatin grek (VIDEO)

Apolonia kërkon të bëjë përforcime në çdo repart, duke gjurmuar në të gjitha pistat e mundshme, brenda dhe jashtë vendit. Lajmi më i fundit nga merkatoja fierake, ekskluzivisht për “Panorama Sport”, lidhet me qendërmbrojtësin serb, Igor Filipoviç.

filipovic

Bëhet fjalë për një futbollist shtatlartë, 1.91 metra, 28 vjeç dhe me një eksperiencë si brenda dhe jashtë vendit të tij. Në karrierën e tij, Filipoviç ka luajtur në Serbi për ekipe, si Cukaricki, Mladost Lucani, Sloga Pozhega dhe Metalac; në Maqedoni për Sileks Kratovo; në Kuvajt për Al-Shabab dhe sezonin e fundit ka luajtur në kampionatin helen, për skuadrën e Aspropirgos, ku është aktivizuar në 8 ndeshje.

Qendërmbrojtësi serb pritet të mbërrijë në Fier paraditen e sotme. Menaxherët e klubit i kanë servirur bordit të skuadrës disa video të lojtarit në fjalë, por vendimi definitiv do të merret pas testimeve përkatëse që do të kryejë stafi teknik në ditët pasardhëse. Serbo-boshnjakët kanë lënë gjurmë pozitive në futbollin fierak.

Lidhja e tyre me Apoloninë e ka zanafillën 10 e kusur vjet më parë, teksa në pankinën fierake do të drejtonte trajneri Esad Karishik, i cili solli tek Apolonia lojtarë shumë cilësorë nga Serbia e Bosnja, si Mlladen Bërkiç, Sead e Semir Haxhibuliç, Aleksandër Sreçkoviç, Edin Feruzoviç, Kenan Ragipoviç, që u pasuan më vonë nga të tjerë bashkëkombës të tyre, si Milos Jevdjeviç, Goran Miroviç, Xhorxh Xhorxheviç, Vilson Cakoviç, Dejan Lazareviç, Marko Rajkoviç e gjer te Lazar Vladisavljeviç dhe Jordan Jovanoviç, më të fundit, aktivizuar para dy sezonesh.lACI aPOLONIA

TË TJERËT – Miqësorja me Laçin ka qenë zbarkimi i parë në fushë për skuadrën fierake në gatitjet e sezonit të ri. Trajneri Mërgjyshi tanimë është më i qartë për situatën e skuadrës së tij dhe se ku duhet të punojë më tepër për të korrigjuar mangësitë. Edhe pse është ende herët, pasi skuadra nuk e ka formuar grupin e plotë dhe është në fazën e ristrukturimit dhe të përforcimit, stafi teknik po punon fort me kontingjentin aktual, duke testuar njëherësh edhe të ardhurit në provë dhe me gjasa nënshkrimin e kontratës. Stafi teknik po studion përshtatjen e të ardhurve me grupin, qoftë në pozicionin ku luajnë e po ashtu në mentalitet. Veç Ndraxhit, që është i vetmi përforcim i deritanishëm, te bardhejeshilët prej ditësh po stërviten edhe 3 futbollistë të tjerë: Orgest Buzi, Rimal Haxhiu dhe Benito Çulli, por ende nuk ka një marrëveshje me ta dhe vendimi pritet në ditët vijuese.

BUJAR RAMA




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com