Ekskluzive/ Apolonia bën lëvizjen e bujshme, ish-mesfushori Juventusit do të jetë trajneri i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 23:55

Ekskluzive/ Apolonia bën lëvizjen e bujshme, ish-mesfushori Juventusit do të jetë trajneri i ri

Apolonia arrin akordin me trajnerin e ri. Ashtu siç e pati paralajmëruar “Panorama Sport”, edhe pasardhësi i Fabricio Kamaratës në pankinën fierake do të jetë një tjetër italian.

manuele blazi

Bëhet fjalë për Manuele Blasin, një ish-futbollist i Kombëtares italiane me karrierë në klube të njohura si Juventus, Napoli, Parma e Fiorentina, ndërsa si trajner, me një përvojë thuajse modeste, 3-4 vjeçare.

Nga burimet tona të sigurta, mes Blasit dhe klubit fierak është arritur marrëveshja dhe mbetet vetëm formaliteti i firmës, që pritet në ditët e para të kësaj jave. Së fundmi ai ka qenë trajner në Qipro te Aja Napa në Ligën e Dytë.

Bujar Rama / PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"