EKSKLUZIVE/ Apolonia bën goditjen e parë në merkato, akord me mbrojtësin që ka luajtur në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2021 | 10:40

EKSKLUZIVE/ Apolonia bën goditjen e parë në merkato, akord me mbrojtësin që ka luajtur në Itali

Apolonia bën goditjen e parë në këtë merkato dimërore. “Panorama Sport” zbulon se fierakët kanë arritur akordin me qendërmbrojtësin senegalez, Ismaila Diop, i cili është rritur si futbollist në Itali.
l0_tml3571988805377_3704902869_1602171229423826
I lindur më 19 dhjetor 1999, me gjatësi 195 cm, gjer në vitin 2018 Diop është aktivizuar me ekipet e moshave tek Askoli, pastaj kalon dhe tek ekipi i parë. Pas Askolit, është aktivizuar dhe me Paganeze më 2019, në 17 ndeshje të luajtura, pastaj kalon te Fano, ku aktivizohet 10 ndeshje, ndërsa sezonin aktual ka qenë pjesë Fermana në Serinë C, ku është aktivizuar vetëm disa minuta në 1 ndeshje.

Klubi fierak ka bërë me dije për gazetën se mes palëve është arritur marrëveshja dhe Diop do të jetë pjesë e Apolonisë për sezonin në vazhdim.

22222222222222

44444444444444

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"