EKSKLUZIVE/ Ankthi për Aldo Teqjen, mjeku tregon situatën: Problem jetësor mbeten…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 21:09

EKSKLUZIVE/ Ankthi për Aldo Teqjen, mjeku tregon situatën: Problem jetësor mbeten…

Partizani barazoi 1-1 të shtunën ndaj Teutës në “Selman Stërmasi”, por gjithçka që prodhoi ky takim pa tifozë kaloi në plan të dytë, për shkak të incidentit të portierit Aldo Teqja. Pas rënies nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, 24-vjeçari me urgjencë është shtruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

muzaka me paterice

Falë ndihmës së shpejtë, por edhe fatit, që ka qenë me “gardianin” e të kuqve në këtë rast, mësohet se për momentin Teqja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja mbetet akoma problematike dhe vazhdon në reanimacion. Sipas stafit mjekësor të Partizanit, gjatë ditës së djeshme lojtari ka pasur një gjendje më të stabilizuar, por për shkak të politraumës problemin kryesor e ka me frymëmarrjen.

Ai është koshient, por mbetet nën mbikëqyrje të rreptë të stafit mjekësor, për të parandaluar çdo komplikacion të mundshëm që mund të vijë nga dëmtimet në mushkëri. Lojtarit mësohet se i kanë shpëtuar jetën disa tenda të pallatit dhe në fund pemët, të cilat kanë shërbyer si pengesa dhe që kanë zbutur rënien, duke shmangur pasojat fatale që vijnë nga përplasja në bazament. Pas ekzaminimeve të para ka dalë që 24-vjeçari ka thyer disa brinjë dhe kockën e legenit, pa probleme për jetën, por nga shembja dëmtimet më të shuma i ka në mushkërinë e majtë.

71946861_2231956663693441_3845767700282343424_n

Duke parë gjendjen do të vlerësohet se çfarë hapash do të ndiqen në vijim për përmirësimin e shëndetit të portierit të Partizanit. Familjarët janë ata që po i rrinë pranë 24-vjeçarit, i cili gjatë gjithë kohës vizitohet edhe nga persona të ndryshëm, kryesisht të fushës së sportit.

DOKTORI I TË KUQVE – Mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, i pyetur nga “Panorama Sport”, ka treguar dëmtimet që ka pësuar dhe gjendjen më të fundit shëndetësore të Aldo Teqjes.

Doktori i Partizanit

“Gjendja është me parametër të stabilizuar, gjaku, hendondinamika në përgjithësi. Është koshient, reagon në kohë dhe hapësirë. Lojtari ka dëmtim të mushkërive, më shumë në anën e majtë, ka pësuar thyerje të disa brinjëve dhe kockës së legenit. Thyerjet e pësuara nuk janë problem jetësor. Problem jetësor mbeten vetëm mushkëritë. Nga ekzaminimet e kryera dhe skaneri ka rezultuar se në 24- orëshin e parë nuk ka probleme me shtyllën kurrizore.

ILIR CARA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"