EKSKLUZIVE/ Alban Hoxha mbetet një “mirazh”, Kukësi tenton të afrojë portierin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 12:57


EKSKLUZIVE/ Alban Hoxha mbetet një “mirazh”, Kukësi tenton të afrojë portierin e…

Kukësi ka bërë disa përforcime të rëndësishme në merkato pas largimeve të bujshme, ku veçanërisht në pjesën e sulmit ikën lojtarë cilësorë si Kristal Abazaj, Vasil Shkurtaj dhe Valon Ethemi, me këtë të fundit që ende në klub pretendojnë se nuk i ka përfunduar kontrata. Pas marrjes së Bruno Telushit, u mendua se shumë afër do të ishte edhe ardhja e portierit Alban Hoxha.

alban hoxha

Por, mesa duket, ky i fundit do të vazhdojë të jetë kapiten i Partizanit dhe verilindorëve u duhet të shikojnë të tjera alternativa për portën. Aktualisht në këtë pozicion janë Dashamir Xhika, Angelos Tafa dhe Jetmir Basha. Por duket se klubi kërkon ta blindojë këtë repart dhe në këtë periudhë ka negociuar edhe me Alen Sherrin. Gjithsesi, shkodrani firmosi për Laçin dhe kjo pistë u zbeh.

Mocka Flamurtari

“Panorama Sport” mëson se Kukësi po tenton të bindë portierin që mbylli sezonin me Flamurtarin, Shpëtim Moçkën. Vlonjati, përtej problemeve që kanë pasur kuqezinjtë, vjen nga një sezon ku ka bërë performancë të mirë, prandaj dhe Kukësi kërkon ta afrojë në ekip. Ndërkohë, mësohet se sërish ka dështuar tentativa për të afruar sulmuesin Azdren Llullaku. Palët nuk kanë rënë dakord për kushtet e kontratës dhe Kukësi ka hequr përfundimisht dorë nga kosovari.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com