EKSKLUZIVE/ Alban Hoxha, ëndërr për Kukësin. Verilindorët tentojnë të bindin ish-portierin e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 23:22

EKSKLUZIVE/ Alban Hoxha, ëndërr për Kukësin. Verilindorët tentojnë të bindin ish-portierin e Vllaznisë

Dëshira e madhe për portën është Alban Hoxha, por te Kukësi kërkojnë që t’i paraprijnë gjithçkaje, pasi nuk kanë asnjë garanci që kapiteni i Partizanit do të pranojë ofertën e klubit verilindor. Në këto kushte, “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e merkatos së Kukësit janë futur në bisedime me portierin shkodran, Alen Sherri.
alen sherri
Ky i fundit ka dalë lojtar i lirë nga Vllaznia, pasi i përfundoi kontrata me mbylljen e këtij sezoni. Burime në klubin verilindor i treguan dje gazetës se është folur me agjentin e futbollistit dhe në ditët e ardhshme do të ketë një takim, që do të qartësojë shumë gjëra.
hoxha telushi
Ndërkohë, mësohet se për momentin bisedimet me Alban Hoxhën dhe Bruno Telushin, si dy dëshira të mëdha të merkatos, nuk mund të thuhet se janë në rrugën e duhur. Çdo gjë varet nga lojtarët, të cilët fillimisht do të dëgjojnë ofertën e Partizanit, prandaj dhe kanë lënë pezull Kukësin. Gjithsesi, javën e ardhshme do të ketë diçka konkrete, sidomos sa i përket portierit. Vlen për t’u theksuar se aktualisht Kukësi ka në dispozicion portierët Dashamir Xhika dhe Angelos Tafa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"