EKSKLUZIVE/ Skandali në basketboll me arbitrat që përdoren për baste, federata kundër Goreas: Ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 8:53

EKSKLUZIVE/ Skandali në basketboll me arbitrat që përdoren për baste, federata kundër Goreas: Ja e vërteta

Pas deklaratave të forta të presidentit të Teutës, Arqile Gorea, i cili një ditë më parë shpërtheu në një sulm frontal ndaj Federatës Shqiptare të Basketbollit, duke e akuzuar ndër të tjera për trukime ndeshjesh, ka ardhur edhe reagimi nga ana e FSHB-së.

fshb

Me anë të një letre drejtuar “Panorama Sport”, FSHB i quan aludime deklaratat e Arqile Goreas, ndërsa thekson se rregullat i vendos federata dhe jo individë që tentojnë apo sabotojnë garat. Ja reagimi i plotë nga FSHB-ja:

“Përmbyllja e gjithë veprimtarisë, e Kupës së Shqipërisë, nuk mund të kalonte pa replika, veçanërisht të zotit Gorea, që çuditërisht aludimet i ka pjesë të personalitetit të tij. Pyetje që lindin natyrshëm për këtë person:

Çfarë investimesh ka bërë shoqata Teuta basket në ambientet ku ajo zhvillon aktivitetin e saj, edhe pse janë jashtë parametrave normalë teknikë, në krahasim me ‘nën stacionin e Fllakës’, pallatin e sportit ‘Dhimitraq Goga’?!

Çfarë përpjekjesh ka bërë kjo shoqatë për të përmirësuar gjendjen e arbitrave në qytetin e tij, kur ka kaq shumë pakënaqësi?!

PANORAMASPORT.AL

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Skandal në basketboll, presidenti i Teutës: Federata përdor arbitrat për baste

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"