EKSKLUZIVE/ Akuzat nga vlonjatët për gol me dorë, reagon Nevil Dede: E vërteta e vitit 1996, Tirana dhe shtrembërimi i historisë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2020 | 23:42

EKSKLUZIVE/ Akuzat nga vlonjatët për gol me dorë, reagon Nevil Dede: E vërteta e vitit 1996, Tirana dhe shtrembërimi i historisë (E PLOTË)

Karantina e njerëzve në thuajse gjithë botën është marrë si masë për të frenuar shpërndarjen e Ko ronavirusit. Në një periudhë kur të gjithë janë izoluar edhe në Shqipëri, mungesa e futbollit i ka lënë vend nostalgjisë, kujtimeve, inateve për tituj të munguar apo padrejtësi të pretenduara ndër vite.

dede2

Mirëpo, një njeri që ka shijuar 21 trofe në fushë, përkatësisht nëntë tituj kampion, 7 Kupa dhe 5 Superkupa, si dhe me 41 gola të shënuar si qendërmbrojtës, deklaron sot se verdikti i fushës duhet pranuar nga të gjithë. Bëhet fjalë për Nevil Deden, kapiten fitues me Tiranën dhe Elbasanin.

“Futbolli ka qenë më burrëror asokohe. Sigurisht me interferime të faktorëve të jashtëm, vështirë të pranohej humbja, por çfarë është luajtur të mbetet e tillë, të mos e rishkruajmë më historinë”, deklaron ndër të tjera Dede në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”.

Nevil, si është përditshmëria juaj tani në karantinë?
Fatmirësisht mirë. Tani si të gjithë, në shtëpi, duke zbatuar rregullat. Ka ndryshuar mënyra se si e jetojmë ditën në përgjithësi me shumë pak kohë për të dalë nga shtëpia. Por, nuk kemi se çfarë të bëjmë. Këto janë rregullat dhe do të përshtatemi. Le të shpresojmë që të ketë sa më pak dëme dhe të zgjasë sa më pak të jetë e mundur.

Si është të bllokoheni në shtëpi, pa aktivitet sportiv?
Për çdo sportist, futbollist apo çfarëdo, duhet të jetë shumë e vështirë kjo situatë. Aq e vështirë sa s’mund të thuhet. Kjo, sepse secili ka një ritëm të tijin ditor, me disa që stërviten dy herë dhe të tjerë një herë në ditë, me orare të caktuara. Mbi të gjitha, sportistët kanë një konsum të madh energjish të shpenzuara me anë të stërvitjeve fizike, teknike dhe taktike nëpër ekipe. Në këtë periudhë, të gjitha këto mungojnë. Tani, maksimumi që mund të bëjë një sportist.

DEDE

Duke e marrë të mirëqenë që askush nuk di të thotë kur do të mbarojë kjo pandemi, ju jeni pro vazhdimit të kampionatit apo anulimit të tij?                                                                                                                                                                      Të jem i sinqertë, verdiktet e tavolinës nuk më pëlqejnë. Për arsyen sepse është një garë. Po ta paralelizojmë futbollin me sportin e atletikës: është një garë e cila kur niset, duhet ta përfundosh dhe të shkosh në finish. Në bazë të kësaj logjike, nëse unë nuk shkoj në finish, është e vështirë që të vendoset në tavolinë. Megjithatë, di rastin e Belgjikës që e ka vendosur. Varet edhe nga termat që janë të përcaktuar në rregulloren e sezonit apo në rregulloret standarde që sanksionojnë çdo gjë. Do të thosha që është edhe elementi tjetër: Kompromisi me të gjitha ekipet e një kategorie.

Megjithatë, kjo më duket prapë e vështirë që të arrihet një kompromis, sepse janë ekipet që do të dalin kampion, që do të dalin nga kategoria, që duhet të shkojnë në Europë. Pra, ose do të jetë e paracaktuar më parë në rregullore, ose duhet të luhet kampionati. Kjo, për faktin se nuk ka siguri matematikore për verdiktet, titulli apo rënia nga kategoria

Me 21 trofe të fituar dhe 41 gola të shënuar si qendërmbrojtës, si e përkufizoni karrierën tuaj?
Tani që e kujton, të duket sikur është pak gënjeshtër, ka ikur (qesh). Është si ajo shprehja me batutë: Koha juaj ka mbaruar. Do të thosha që mbaj mend 9 kampionate dhe ajo është e rëndësishme, që për momentin nuk besoj se i ka njeri. Referuar edhe trofeve në total, nuk janë pak 21. Unë kam pasur fatin që të isha pjesë e ekipit të Tiranës dhe ka qenë një nga më të mirat në Shqipëri. Mirëpo, duhet të jesh i mirë edhe që të marrësh pjesë tek ai ekip fitues. Sa u përket golave, unë zakonisht vetëm në goditjet standarde kam shënuar. Në raste të rralla kam realizuar me aksion. Një nga armët më të forta që kam pasur unë, ka qenë loja në ajër.
Tirana-Tomori
Në “Panorama Sport” janë hapur debate së fundmi për titujt e sezoneve 1996-1997 dhe 1999-2000. Tirana është akuzuar shumë për favorizime nga FSHF-ja e asaj kohe. Keni një koment për këtë?

Kjo nuk më takon mua të përgjigjem. Meqë keni qenë protagonist thuajse në të gjitha ndeshjet më të rëndësishme të atyre sezoneve… Nuk më takon mua të gjykoj. Kampionatin nuk e organizonte Tirona, e ka organizuar në Shqipëri gjithmonë FSHF, me drejtues të ndryshëm, në vite të ndryshme. Ndaj, nuk më takon mua të gjykoj që ata e kanë shkelur rregulloren. Nuk besoj që dikush merr guximin t’i shkelë rregulloret që janë të përcaktuara dhe të shkruara që pa nisur sezoni. Mirëpo, në këtë situatë kur të gjithë janë nëpër shtëpi, të gjithë bëhen nostalgjikë dhe të gjithë kujtojnë: Po sikur ta kishim fituar ne kampionatin…?! Unë di që i ka fituar Tirona dhe kupat e atyre i ka Tirona.

Meqë keni qenë protagonist thuajse në të gjitha ndeshjet më të rëndësishme të atyre sezoneve…

Nuk më takon mua të gjykoj. Kampionatin nuk e organizonte Tirona, e ka organizuar në Shqipëri gjithmonë FSHF, me drejtues të ndryshëm, në vite të ndryshme. Ndaj, nuk më takon mua të gjykoj që ata e kanë shkelur rregulloren. Nuk besoj që dikush merr guximin t’i shkelë rregulloret që janë të përcaktuara dhe të shkruara që pa nisur sezoni. Mirëpo, në këtë situatë kur të gjithë janë nëpër shtëpi, të gjithë bëhen nostalgjikë dhe të gjithë kujtojnë: Po sikur ta kishim fituar ne kampionatin…?! Unë di që i ka fituar Tirona dhe kupat e atyre i ka Tirona.

Dede me Tiranen

Cili është titulli më i veçantë që keni fituar?

Do ta veçoj një, i cili besoj se ka qenë edhe më i vështiri. Titujt, edhe me Tiranën, kanë qenë të vështirë, por ai me Elbasanin duhet kujtuar, sepse të fitoje përballë Tiranës në ato vite, ishte shumë e vështirë. Sa u përket kupave dhe superkupave, janë shumë realisht. Në kohën kur ne luanim futboll, nuk kishin ndonjë vlerë shumë të madhe, por tani mburresh për çdo lloj trofeu. Kur kemi luajtur ne, kështu ishte futbolli, besoj edhe në Europë. Tani, edhe ju mediat jeni zhvilluar më shumë, sa specifikoni çdo detaj dhe tani janë të rëndësishme edhe ato. Në kohën tonë, nuk kishin vlerën për ta quajtur tamam trofe, por thjesht si kupa.

Pse e thoni këtë?

Sepse ne te Tirana mërziteshim kur nuk dilnim kampion, edhe pse mund të kishim dalë në vend të dytë në kampionat dhe të kishim fituar Kupën.

Cili është goli më i preferuar nga ju në 41 që keni shënuar?

Një gol që kujtoj në Gjirokastër është realisht i tillë. Ka qenë periudha kur ne konkurronim me Teutën për titull dhe ishte rregullorja që një fitore jashtë fushe vlente 3 pikë. Sa po përshtatej 3-pikëshi në futboll. Me sa kujtoj, ai kampionat ka shkuar deri në javë të fundit dhe Partizani mundi Teutën në “Selman Stërmasi” dhe ne kemi fituar në fushën stërvitore “Skënder Halili” me Albpetrolin. Ai është një gol që ka pasur shumë vlerë për shkak të kampionatit.

Në të gjithë karrierën tuaj, cilin veçoni si trajner?

Nostalgji, unë duhet të mendoj për ata që na kanë rritur. Një nga trajnerët e parë me të cilin kam punuar është Ilir Muça. Pastaj ka shumë emra, në një karrierë të gjatë dhe mbi 20 vite. E them këtë, sepse kështu ndodh edhe nëpër botë që të kujtosh vetëm ata që të kanë rritur, pasi gjatë karrierës nuk është korrekte të thuash vetëm një dhe të harrosh të tjerët.

dede-bejzade-470x353

Po nga bashkëlojtarët cilin do të veçonit?

Më i miri nuk mund të them, por ata me të cilët jam shoqëruar. Për shembull, te Tirana ka qenë Ard Mema dhe Devi Muka në periudhën kur unë kam luajtur. Tek Elbasani ishte Skerdi Bejzade. Janë shokë të mirë dhe kanë qenë edhe sportistë shumë të mirë.

Ish-presidenti i Tiranës, Metush Seferi, kujton në deklaratat e tij se “Tirana në ato vite ka vuajtur në transferta, pasi goditej me gurë dhe kishte tentativa dhune në qytete të ndryshme”. Ju si e kujtoni futbollin e atyre viteve?

Unë mendoj se ka qenë më burrëror. Nuk më takon mua të përcaktoj se çfarë ndodhte jashtë rrethimit të fushës apo jashtë telave. Ajo është pjesë e shoqërisë dhe e atyre viteve të tranzicionit që kaloi Shqipëria derisa erdhëm në momentet ku jemi tani, ku besoj se jemi më të qetë dhe çdo njeri mundohet që të marrë atë që meriton, nëpërmjet meritave dhe aftësive që ka. Ishte më burrëror, kaq mund të them.

Në çfarë aspekti thoni që ishte më burrëror?

Sepse çdo gjë ndodhte vetëm brenda fushës dhe pastaj nuk kishte histori më jashtë fushe, të cilat mund të zhvillohen në mënyrat nga më të ndryshmet dhe shkojnë në kanale që nuk i pëlqejnë askujt.

Ama të futeni në fushë “në një rast si ai në Lushnjë kur polici ju shante”, citat ky nga zoti Seferi, besoj nuk e keni harruar…

Faktor i jashtëm. E thashë edhe më sipër. Polici nuk hynte brenda në fushë. Nuk mbaj mend kurrë të futej brenda fushës së blertë. Në 90 minuta brenda fushës unë mendoj se ka qenë futboll më burrëror, edhe pse nuk kishte këto kushte që kemi sot. Ishin më të këqija, sepse çdo gjë zhvillohet. Edhe shoqëria emancipohet, edhe kushtet përmirësohen

Çfarë kujtoni nga ndeshja në Vlorë e sezonit 1995-1996, ku vetë ish-presidenti Seferi ka thënë se është anuluar një gol i rregullt i shënuar nga ju…?

Është e vërtetë që ka ndodhur ajo histori. Metush Seferi ka një meritë që e ka drejtuar për shumë vite Tiranën dhe ka një meritë, pra që ka qenë ideatori i sukseseve në ato vite, kur shef klubi ishte Skënder Hyka. Por, Seferi ka një meritë të veçantë. E kujtoj atë ndeshje dhe besoj se gaboi arbitri anësor, i cili e vlerësoi ofsajt golin. Unë, në fakt, them se nuk duhet të merremi shumë me këtë histori, se pastaj shkojmë tek ato mendimet për vitet e shkuara, siç mendojnë të tjerët që na mungon ky apo ai titull. Them se janë pjesë e lojës dhe duhet ta zbatojmë verdiktin e fushës. Nuk na vjen mirë që na e anuloi atë gol. Mua jo, sepse e kujtoj shumë mirë. Kujtoj edhe që u ulëm në fushë, nuk luajtëm për disa minuta dhe ndeshja u zhvillua më pas. Unë them që gabon arbitri, siç mund të gaboj edhe një lojtar, mund të gabojë një trajner me zëvendësimin apo formacionin. Gaboi anësori dhe kaq.

Nevil Dede, trajneri i Lacit

Kur thoni që ka qenë më burrëror, i referoheni edhe atij rastit kur për shembull në Gjirokastër me profesor Sulejman Memën i keni vendosur dollapin derës sepse donin t’ju godisnin?

Po, ka ndodhur edhe kjo. Kanë ndodhur situata të ndryshme, pasi nuk pranohej kollaj rezultati. Nuk është një gjë e mirë, por nuk bën pjesë tek ajo që thashë se ka qenë më burrëror.

Do të kishit ndonjë krahasim?

Po, doja të bëja një krahasim. Kemi fituar një finale Kupe mes viteve ‘95 dhe ‘96. Të gjithë thonë se Tirana ka shënuar gol me dorë, atë të barazimit, por nuk është e vërtetë.
rrapo taho
Për këtë do t’ju pyesja, pasi ish-lojtari i Flamurtarit, Rrapo Taho, e ka kthyer në kujtesë finalen e Kupës në vitin 1996, ndërsa ka folur edhe vetë shefi i garave në FSHF atë periudhë, Besnik Çela…
Aksioni ka qenë kështu. Është krosuar nga kornia ai rast, kanë kërcyer dy lojtarë, Malko i Tiranës dhe një i Flamurtarit. Është karamboluar topi, ka rënë në dorë, më pas në tokë dhe e kam shënuar unë gol. Por, kjo nuk do të thotë që është gol i parregullt. Pretendimi i Flamurtarit është që është i parregullt goli, por bëhet fjalë për një karambolim dhe e ka prekur Malko në këtë karambolim. Ju thashë që nuk është për t’u kthyer shumë pas në kohë, sepse njerëzit i shtrembërojnë pak historitë. Nuk është se ka ndodhur ndonjë gol si në finalen e vitit ‘66, kur Anglia ka dalë kampione bote dhe topi nuk është futur në portë, por tani nuk del Gjermania dhe të thotë se duam edhe ne një Kupë Bote tjetër.

 

Referuar situatës aktuale, mund të zgjidhet varianti i vitit 1997, për të cilin ka edhe pretendime nga Vlora?

Mund të përdoret edhe versioni “play off” dhe “play out”. Çdo zgjidhje që nuk cenon garën, pra edhe kundërshtarët e tjerë, është e mirë. E mira, sipas meje, është që të përfundojë dhe e mira është të gjendet një e tillë që të mos i rikthehen të gjithë pastaj të shkruajmë historinë nga e para. Historia shkruhet vetëm një herë kur ndodh. Pra, të mos ndodhë si në rastet e Tomorit dhe Flamurtarit, por të gjithë ta pranojnë verdiktin për fituesit dhe humbësit.

Sipas jush, ishte zgjidhja e duhur ajo që u bë në vitin 1997, kur ndeshjet u luajtën në Tiranë, ndërsa kampionati ishte ndërprerë kur kryesonte Flamurtari?

Atëherë, me sa mbaj mend dhe nuk e di nëse jam korrekt 100%, rendi ishte vendosur vetëm në Tiranë. Si “play off” edhe “play out” u luajtën po në Tiranë, një në “Qemal Stafa” dhe një në “Selman Stërmasi”. Atëherë mbase kanë qenë të kushtëzuar shumë nga vendosja e rendit.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"