EKSKLUZIVE/ Akuzat nga Rapo për 3 muaj qira, Luftëtari publikon mandat pagesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 13:07

EKSKLUZIVE/ Akuzat nga Rapo për 3 muaj qira, Luftëtari publikon mandat pagesën

“Presidenti i Luftëtarit më ka 8 rroga pa paguar, plus qiraja e shtëpisë, që është 3 muaj pa u paguar. Si mund të shkoj të paraqitem në stërvitje në Gjirokastër?!”, është shprehur Donald Rapo.donald rapo

Një ditë pas ankesës së lojtarit, klubi ka paraqitur dje një mandat arkëtimi, që sipas Luftëtarit vërteton se lojtarëve si Rapo dhe Demo u është paguar edhe qiraja e muajit dhjetor. “Futbollisti shkruante për lekët e qirasë, por çdo gjë është e dokumentuar. Që më 20 dhjetor ka marrë paratë e qirasë së atij muaji. Kjo tregon se gënjen në ato që ka thënë”, është shprehur dje për gazetën kreu i klubit gjirokastrit.mandat pagese

Bëhet fjalë për një shumë prej 220 mijë lekësh të vjetër, teksa në mandat është shkruar edhe emri i mbrojtësit Demo. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të vijojë kjo çështje, me lojtarin që nuk ka ndërmend të kthehet në Gjirokastër dhe pret një zgjidhje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"