EKSKLUZIVE/ Akuzat nga Marashi, reagon Fidel Ylli: S’merrem me thashetheme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 19:59

EKSKLUZIVE/ Akuzat nga Marashi, reagon Fidel Ylli: S’merrem me thashetheme

Pasi ishte akuzuar nga kreu i shtangës, Elez Gjoza, për kërkim parash në këmbim të votës në zgjedhjet e fundit të FSHPsë, Tatjana Marash (shefe e klubit Skënderbeu dhe anëtare në KE-në e KOKSH-it) deklaroi se sulmet ndaj saj janë ideuar nga presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli. Por, nëpërmjet një deklarate për “Panorama Sport”, ka ardhur edhe reagimi nga numri një i KOKSH-it.

fidel ylli

Ylli deklaron se nëse Marashi jeton me thashetheme, Komiteti Olimpik është i fokusuar vetëm te puna për t’ia ndërruar faqen këtij institucioni, për të cilin thotë se fuste ujë nga të katërta anët. Ylli shprehet se KOKSH-i nuk ka kohë për të humbur, por po punon për projekte të mëdha siç janë Qendra Olimpike Stërvitore, si dhe Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat nisin më 4 shkurt. Më poshtë ju pasqyrojmë deklaratën e plotë të presidentit të Komitetit Olimpik.

DEKLARATA – “Tatjanën e kam shoqe të mirë dhe para së të kandidonte më ka marrë edhe mendimin tim, duke më thënë që të duhem më, do të kandidoj apo jo? Po nuk më deshe ti unë nuk kandidoj. Duhet të kandidosh i thashë, sepse më duhet, se je ish-sportiste dhe shefe klubi me eksperiencë, dhe ajo më falënderoi për mbështetjen. Marrëdhënia ime më të është shumë normale dhe nuk kemi pasur asnjë gjë me njëri-tjetrin.

Këtë që ju them e vërtetojnë procesverbalet e mbledhjes së Komitetit Olimpik, ku Tatjana ka votuar çdo vendim të rendit të ditës së Komitetit Ekzekutiv. Nuk kam parë e kam dëgjuar gjë se çfarë ka thënë, pasi për mua gjëja më me vlerë që kam është koha, të cilën nuk dua ta humbas me thashetheme, por jam i përqendruar si t’ia ndërrojmë faqen KOKSH-it, si ombrellë e sportit, që fustë ujë nga të katër anët.

Edhe sot (dje) si ditë e diel, ku njerëzit merren me thashetheme kundër njëri-tjetrit, unë vazhdoj të jem në zyrë, pasi qeveria na ka aprovuar një buxhet historik prej 5 milionë dollarësh për ekipet sportive në shkolla dhe duhet të fillojmë ta implementojmë sa më shpejt, pasi koha ikën dhe ne bashkë me të. Në qoftë se Tatjana jeton me thashetheme, unë jetoj për të punuar dhe gjykatësi më i mirë për ne të gjithë është koha.

KOKSH i është futur punëve, projekteve të mëdha, dhe shumë shpejt do të shikoni një nga projektet më të mëdha në Europë, të një Qendre Olimpike Stërvitore me të gjitha sportet. Lojërat Olimpike Dimërore fillojnë më 4 shkurt dhe kohën e kemi flori, kështu që nuk mund ta humbasim për thashetheme pa vlerë.

Koha e sherreve në KOKSH ka mbaruar, dhe ata që e ndjejnë veten të lodhur nga ritmi ynë i këtij treni të shpejtë ku kemi hipur, të zbresin dhe të vazhdojnë te treni tjetër me avull. Unë mendoj që thashethemet ne i mposhtim me luks. Ky është vizioni i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. T’u shërbejmë federatave dhe sportistëve elitarë që e nderojnë flamurin shqiptar në botë”, deklaron Fidel Ylli.

LEXO EDHE: Thellohet skandali në KOKSH/ Tatjana Marash: Sulmi ndaj meje është vepër e FIdel Yllit. Kreshnik Leka, burrë pa b*le

EKSKLUZIVE/ E akuzoi se kërkonte para për votën, reagon Tatjana Marash: Gjozën e çoj në gjyq për shpifje

EKSKLUZIVE/ Skandal te shtanga, Gjoza akuzon për korrupsion: Më kërkoi lekë për votën, KOKSH të përjashtojë Marashin

Paratë për votën, sekretari i FSHP-së: Marashi të largohet

EKSKLUZIVE/ Thellohet skandali, Bezhani: SPAK të hetojë Elez Gjozën!

Skandali te shtanga / Shefi i Teutës, Leka: Gjoza ka të drejtë, ja çfarë ndodhi në mbledhje…

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"