EKSKLUZIVE/ Akuzat e rënda në “Facebook”, reagon Orelesi: Unë e dua gruan, të gjitha janë sajesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 23:00

EKSKLUZIVE/ Akuzat e rënda në “Facebook”, reagon Orelesi: Unë e dua gruan, të gjitha janë sajesa

Nuredin Orelesi ka qenë në qendër të vëmendjes në dy ditët e fundit. Kjo, prej historisë së shpërndarë nga gruaja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Lajmi fillimisht është pasqyruar nga mediat nigeriane për të vijuar më pas në Shqipëri. Por mesfushori ka një variant ndryshe për historinë në fjalë, duke hedhur poshtë akuzat.

orelesi-658x425

Ai pohon se marrëdhënia me Oluajemisi Kole mbetet e njëjtë dhe ai e dashuron sërish gruan e tij. Sqarimin e parë pas publikimit të lajmit Orelesi e dha me anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook”, ku sipas tij, ajo ka qenë e shtyrë ta bëjë atë reagim.

wdadas

“Ka shumë lajme që po qarkullojnë vërdallë në lidhje me martesën time. Unë ende e dashuroj gruan time dhe e kuptoj që ajo është shtyrë të bëjë atë që ajo nuk dëshiron, duke shkruar në rrjetet sociale. Pavarësisht gjithçkaje, ajo mbetet gruaja ime dhe e dashuroj”, shkruhet në postimin e Orelesit. Por në prononcimin e dhënë dje për “Panorama Sport”, mesfushori nigerian pohon se ka biseduar me gruan në telefon dhe ajo e mohon që ta ketë bërë një gjë të tillë.

Orelesi

Sipas versionit të fundit, Orelesi tha se dikush ka ndërhyrë në llogarinë e gruas së tij dhe ka bërë atë postim, që për hir të së vërtetës vijon të jetë në profilin e Oluajemisi Kole.

Orelesi Kamza

“Për mua kjo histori është e sajuar. Pak më parë fola me gruan time, të cilën vazhdoj ta dua dhe ma mohoi këtë histori. Ne duhemi si më parë dhe ajo ma mohoi që ta ketë shkruar atë postim. Dikush ka përdorur llogarinë e saj dhe e ka shkruar atë, e cila është e gjitha sajesë. Këtë gjë ma konfirmoi edhe bashkëshortja përmes bisedës telefonike. Marrëdhënia vijon ashtu siç ka qenë gjithmonë mes nesh”, u shpreh Nuredin Orelesi për “Panorama Sport”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"