EKSKLUZIVE/ Akord me një sulmues serb, klubi i Kategorisë së Parë mendon dhe për trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2020 | 13:00

EKSKLUZIVE/ Akord me një sulmues serb, klubi i Kategorisë së Parë mendon dhe për trajnerin e ri

Lojtarët vijojnë pushimet dimërore, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për drejtuesit. Në klub kanë filluar direkt nga puna me merkaton. Pasi afruan një mbrojtësin nga Brazili (22-vjeçari Saulo Nacur), po projektohen të radhës. Pretendimet për pjesën e dytë të sezonit do të jenë edhe më të mëdha, ndaj nuk kanë në plan që të kursehen. Me largimin e qendërsulmuesit Renato Spahiu, të verdhët po mendojnë seriozisht për zëvendësimin e tij. Klubi ka piketuar një dhe bëhet fjalë për një serb.
Turbina
Edhe pse emri mbetet “mister”, gazeta “Panorama Sport” mëson se lojtari ka të dhëna shumë të mira dhe mund të bëjë diferencën në këtë kategori. Akordi duket se është arritur, aq sa thuhet se në datën 30 janar ai do të mbërrijë në Shqipëri dhe të firmosë me cërrikasit. Nëse rezulton i duhuri, me të do të blindohej sulmi, reparti më pak efektiv i Turbinës. Sa i përket trajnerit, ende nuk ka ndonjë emër konkret. Në klub nuk kanë vendosur ende se kush do të jetë pasuesi i Marcelo Troisit, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë sërish i huaj.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"