EKSKLUZIVE/ Akord me mbrojtësin e Erzenit dhe mesfushorin e Korabit, Skënderbeu bën gati tri afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 20:40

EKSKLUZIVE/ Akord me mbrojtësin e Erzenit dhe mesfushorin e Korabit, Skënderbeu bën gati tri afrime

Skënderbeu po mban një profil të ulët në merkaton e verës, duke u përpjekur të afrojë lojtarë të rinj, të cilët kanë spikatur në sezonin e fundit në skuadrat e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.

skenderbeu

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin korçar se drejtuesit kanë hedhur sytë tek Erzeni, që befasoi në sezonin e fundit në elitë, duke ia dalë të mbijetojë.

Mbrojtësi i djathtë, Ante Osmanllari, si dhe ai i majtë, Ardit Peposhi, janë të piketuarit e drejtuesve për t’u afruar këtë merkato. Mësohet se me Osmanllarin është arritur në parim marrëveshja dhe mbeten detaje të vogla për të finalizuar gjithçka.

osmanllari

24-vjeçari i lindur në Korçë është me origjinë nga Maliqi dhe ka qenë pjesë e Skënderbeut në sezonin 2015-2016, duke u aktivizuar edhe në një ndeshje kampionati. Karakteristikat e tij pëlqehen nga trajneri Ivan Gvozdenoviç, teksa bëhet fjalë për një lojtar krahu që përshtatet mirë në të dyja fazat e lojës.

1

Nga ana tjetër, klubi ka nisur bisedimet edhe me mbrojtësin e majtë, Peposhi, i cili ka qenë në objektivin e Skënderbeut edhe në verën e vitit të kaluar, por në fund zgjodhi të shkonte tek Erzeni.

Tashmë që është futbollist i lirë, gjasat janë që kuksiani të firmosë me bardhekuqtë. Peposhi është një lojtar me shumë eksperiencë dhe mund të ndihmojë shumë skuadrën në krahun e majtë. Në të kaluarën ai ka qenë edhe pjesë e Tiranës, ndërsa është aktivizuar gjithashtu në kampionatin kosovar me Llapin e Podujevës.

peposhi

2

Për krahun e majtë të mbrojtjes, Skënderbeu ka pasur Vangjel Zguron deri në dhjetor 2022, ndërsa më pas në këtë rol u përshtat Hektor Idrizaj, por gjithashtu luajti edhe i riu Zenullari.

MESFUSHORI – Xhuljo Tabaku, autori i një goli shumë të bukur në ndeshjen “play out” mes Erzenit dhe Korabit në stadiumin “Niko Dovana” më 4 qershor, është lojtari i radhës që ka rënë parimisht dakord për të veshur fanellën e Skënderbeut.

tabaku

Gazeta ka mësuar nga burime pranë klubit se mesfushori me origjinë nga Tirana, që mbylli sezonin si pjesë e Korabit në Kategorinë e Parë, pëlqehet shumë nga Gvozdenoviç dhe menjëherë drejtuesit kanë intensifikuar bisedimet për ta bindur.

28- vjeçari Tabaku vjen pas një eksperience në Gjermani me klube të ligave të ulëta si Vupertaler, Viedenbruk dhe skuadrën e dytë të Këlnit.

3

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"