EKSKLUZIVE/ Ahmataj padit Tiranën, ja prapaskenat me kontratën (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 16:43

EKSKLUZIVE/ Ahmataj padit Tiranën, ja prapaskenat me kontratën (E PLOTË)

Julian Ahmataj ka bërë një kërkesë pranë Fed eratës Shqiptare të Futbollit për kontratën që ka nënshkruar me Tiranën. “Panorama Sport”, nga burime të besueshme ka mësuar se ish-trajneri është interesuar pranë institucionit të futbollit në vend për pagesat deri në fund të sezonit. Respektivisht, për periudhën nëntor-maj. 

Ahmataj

Përkatësisht, pagesa e tij mujore ka qenë rreth 1.3 milionë lekë të vjetër dhe për shtatë muajt e kontratës, korrespondojnë me rreth 9.1 milionë lekë të vjetër.

PADIA 

Julian Ahmataj u shkarkua nga Tirana për mungesë rezultatesh dhe për dështimin në drejtimin e 24 herë kampionëve. Mirëpo, ndarja mes ish-trajnerit dhe klubit, duket se nuk është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

julian ahmataj

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se trajneri së fundmi ka bërë një kërkesë në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku interesohet për gjashtë pagesa nga skuadra bardheblu, deri në fund të këtij sezoni.

Ky është hapi fillestar që përfundon me padi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. “Klubi i Futbollit Tirana mirëpret afrimin e trajnerit të ri dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonalë”, ka qenë një pjesë e prezantimit të Ahmatajt, publikuar në faqen zyrtare të Tiranës, që nënkupton edhe kohëzgjatjen e kontratës, deri në përfundim të këtij sezoni, 2019- 2020.

KONTRATA 

Julian Ahmataj pasoi Ardian Memën në krye të Tiranës. Trajneri 40-vjeçar nisi zyrtarisht punën në krye të ekipit 24 herë kampion më 26 tetor të vitit 2019. Rastësia e deshi që në të parën ndeshje si trajner i Tiranës, ai të sfidonte ishskuadrën, Luftëtarin. Ndeshje e cila rezultoi mjaft e lehtë për ekipin kryeqytetas dhe u fitua pastër me rezultatin 0-3. julian ahmataj

Më tej, Ahmataj regjistroi dy barazime ndaj Teutës në transfertë dhe me Vllazninë në kryeqytet. Në fund, dy humbje në Korçë nga Skënderbeu dhe në shtëpi nga Kukësi. Në ditët në vijim, priten edhe hapat e mëtejshëm që do të ndjekë ish-trajneri, i cili në pesë ndeshje koleksionoi vetëm pesë pikë me skuadrën 24 herë kampione.

 

OLSI TUJANI 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"