EKSKLUZIVE/ Ahmataj fiton gjyqin me Luftëtarin, zbulohet shuma që do të marrë trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 11:37

EKSKLUZIVE/ Ahmataj fiton gjyqin me Luftëtarin, zbulohet shuma që do të marrë trajneri

Telashet nuk kanë të sosur për Luftëtarin, ku pas bllokimit të merkatos për mosshlyerjen e brazilianit Aurelio, dje klubi gjirokastrit ka humbur gjyqin në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve me ishtrajnerin, Julian Ahmataj. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se çështja është gjykuar dje dhe DHZK-ja i ka dhënë pjesërisht të drejtë ish-trajnerit Ahmataj, pasi nga afro 1 vit e gjysmë që ai ka pretenduar që të paguhej, do të marrë vetëm katër paga dhe një bonus.ahmataj

Në total, Luftëtari është i detyruar që t’i paguajë Julian Ahmatajt rrogën e muajt prill dhe maj 2019, si dhe dy paga mujore bonus sipas një pike të kontratës së parashtruar mes palëve. Në total Luftëtari është i detyruar që t’i paguajë ish-trajnerit Ahmataj 10 milionë lekë e 125 mijë lekë të vjetër, si dhe gjirokastritët si humbës të gjyqit janë të detyruar që të paguajnë edhe 1 milion lekë për shpenzimet e gjyqit.

Mbetet për të parë nëse palët do të kënaqen me këtë vendim, apo do ta transferojnë çështjen në FIFA. Presidenti i Luftëtarit, Bekim Haliaj, ka dhënë garanci para disa ditësh se do ta zgjidhë shumë shpejt çështjen e Marko Aurelios, në mënyrë që të heqë bllokimin e merkatos së janarit. Por, Luftëtari mbetet sërish në DHZK, pasi sot ka gjyq me dy lojtarë të pjesës së parë të sezonit, Donald Rapo dhe Realdo Fili. Ndërsa të hënën ka gjyqin me portierin Panajotis Paiteres.

julian-ahmataj-770x470

VENDIMI I GJYQIT

“Në përfundim të gjykimit DHKZK vendosi: Pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë. Detyrimin e K.F Luftëtari të dëmshpërblejë paditësin për periudhën prill-maj 2019 në vlerën 450.000 lekë. Detyrimin e K.F Luftëtari të dëmshpërblejë paditësin me 2 paga mujore bonus referuar nenit 5 të kontratës datë 29.01.2019. Detyrimin e të paditurit K.F Luftëtari t’i paguajë paditësit vlerën prej 112.500 lekë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të paditurit në vlerën 100.000 lekë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"