EKSKLUZIVE/ Agustin Kola tha se e dënoi babai i Hasan Likës, reagon trajneri nga Amerika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2020 | 23:57

EKSKLUZIVE/ Agustin Kola tha se e dënoi babai i Hasan Likës, reagon trajneri nga Amerika

Hasan Lika mund të ndryshojë kontinent, por jo sjellje. Ish-trajneri i Partizanit u bë më shumë se një vit që ka emigruar në Amerikë. Edhe pse shumë larg Shqipërisë, nuk mund të qëndrojë pasiv për atë që ndodh në futbollin tonë. Por, këtë herë emri i tij është përmendur në polemikat që kanë bërë në “Panorama Sport” ish-lojtarët e Partizanit dhe Tiranës së viteve ’70-’80.
103912978_243205790312375_7051296789235554226_n

Gazeta kontaktoi me trajnerin që ka drejtuar të kuqtë dhe shumë ekipe të tjera në kampionatin shqiptar, teksa ai tregoi versionin e tij për historitë e kohës.

pjimage
Agustin Kola pretendon se babai i Likës (Petrit Lika), një ish-shef i arbitrave në FSHF katër dekada më parë, e ka dënuar me një vit në mënyrë që me ekipin kombëtar të shkonte Hasani.
genc tomori

Gjithsesi, ky i fundit përgjigjet për gjithçka, ndërsa u lëshon edhe sfidën bashkëkohësve të tij te Tirana për pretendimet se kanë qenë të persekutuar. Ai tregon si u dënua bashkë me Genc Tomorin pas një ndeshjeje në “Qemal Stafa”, por gjithashtu edhe atë që di për ish-futbollistët që përfitonin shtëpi pas një premtimi të mbajtur në fushë.

Lika bën një koment edhe për Partizanin aktual, çështjen e titullit, por edhe Skënderbeun.

Të gjitha këto, por jo vetëm, në një rrëfim ekskluziv nesër (10 qershor) në gazetën “Panorama Sport” në të gjitha pikat e shitjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"