EKSKLUZIVE/ Agolli me doza kritike: Shqipëria ua dhuroi fitoren skocezëve, ja çfarë ndikoi (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 22:01

EKSKLUZIVE/ Agolli me doza kritike: Shqipëria ua dhuroi fitoren skocezëve, ja çfarë ndikoi (E PLOTË)

U thirr nga Azerbajxhani i largët, bëri dy konferenca për shtyp së bashku me Panuçin në krah dhe më pas u kthye te klubi i tij, Karabaku. Kjo ishte aventura e Ansi Agollit, kapitenit të Shqipërisë, për dy ndeshjet e fundit.

AGOLLI

Ansi, një humbje zhgënjyese ndaj një Skocie që na dominoi totalisht?

Nuk di çfarë të them, më shumë e dhuruam vetë këtë humbje.

A është e ndershme që ju u rikthyet në Kombëtare dhe nuk luajtët qoftë edhe një minutë ndaj Izraelit apo Skocisë, ndërkohë që përpara ndeshjeve keni dalë edhe në krah të trajnerit në konferencat për shtyp…?

(pfff mendohet). Tani çfarë të bëj, duhet të tregohemi profesionistë. Çfarë kisha për të bërë, e kam bërë. Stërvitjen e kam kryer në maksimumin tim, por pastaj ato janë punët e trajnerit, zgjedhjet që bën ai për formacionin. Më erdhi mirë që u riktheva, sepse në fund të fundit jam në Kombëtaren time. Gjithsecili kur vjen në Kombëtare ka shumë dëshirë të aktivizohet. Edhe unë normalisht doja të luaja, besoj se nuk është diçka gabim.

Shiriti i kapitenit po kalon dorë më dorë thuajse çdo ndeshje. Mos ndoshta po zhvlerësohet roli i kapitenit në Kombëtare?

Trajneri ka thënë diçka për këtë çështje para se të fillonin eliminatoret, kështu që është e kotë tani ta komentoj

Ndaj Izraelit fituam, por formacioni më pas ndryshoi jo pak. Ju duket e habitshme?

Ndoshta kjo ndikoi në ekip, por këto ndryshime kanë kohë që kanë filluar në Kombëtare. Pra, nuk është diçka që ka ndodhur vetëm në dy ndeshjet e fundit.

Nga i dërguari ynë në SKOCI, ILIR CARA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"