EKSKLUZIVE/ A ka lidhje përplasja e Trashit, me largimin e 3 “senatorëve”? Ja si përgjigjet Starova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 21:30

EKSKLUZIVE/ A ka lidhje përplasja e Trashit, me largimin e 3 “senatorëve”? Ja si përgjigjet Starova

Do të duhej të ishte njeriu që të rikthente titullin te Partizani pas 24 vitesh, por në fakt është bërë si rrufepritës duke marrë goditje të vazhdueshme. Ndonjëherë nga kundërshtarët, ndonjëherë nga fati dhe, në disa raste, edhe nga brenda “shtëpisë” së tij. Sulejman Starova nuk ka droje të flasë për debatin e ashpër me Trashin dhe ta qortojë atë publikisht se si, në këtë moment delikat të Partizanit, nuk merr pak më shumë përgjegjësi dhe të ndihmojë ekipin në harmoninë e klubit.

Partizani Starova

Por ky është pretendimi i Starovës natyrisht, pasi Trashi, nga ana tjetër, thotë se ka marrë fyerje nga trajneri dhe se ky i ka thënë se nuk është në planet e tij. Këtë të fundit “Bobi” e mohon kategorikisht. “Pse më dini naiv që, në një moment kur kam skuadrën kaq të limituar, t’i them një lojtari të rëndësishëm si Trashi se nuk e kam në planet e mia? Ç’janë këto përralla?! Po, patëm debat dhe lojtari gaboi rëndë, por për asnjë moment nuk i kam thënë se nuk e kam në plan”, thotë fillimisht Starova për “Panorama Sport”.

A ka lidhje kjo situatë me largimin e lojtarëve të tjerë si Vila, Krasniqi dhe Malota?

Jo, nuk ka asnjë lidhje. Ata nuk ishin pjesë e projektit të klubit për të ardhmen, ndërsa kjo me Trashin ishte një përplasje që ndodhi aty dhe kaloi cakun.

Ai thotë se ju e keni nxjerrë jashtë planeve dhe se nuk e doni më në ekip?

Pse kaq naiv më dini, vërtet?! Në një moment të tillë, kur kam skuadrën kaq të limituar, t’i them një lojtari të rëndësishëm si Trashi se nuk e kam në planet e mia? Ç’janë këto përralla?! Po, patëm debat dhe lojtari gaboi rëndë, por për asnjë moment nuk i kam thënë se nuk e kam në plan. Ai do të mbajë përgjegjësi edhe për këto që thotë.

JETMIR HALILAJ

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"