EKSKLUZIVE/ “70% e arbitrave meshkuj të zëvendësohen me femra”, Noka: Ato janë më burra se ‘burrecët’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 21:43

EKSKLUZIVE/ “70% e arbitrave meshkuj të zëvendësohen me femra”, Noka: Ato janë më burra se ‘burrecët’

Besëlidhja-Tirana, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, e gjykuar nga një dyshe femrash e ka frymëzuar presidentin e ekipit lezhjan, Gjok Noka, të bëjë  një deklaratë interesante. Nëpërmjet “Panorama Sport” ai propozon që 70 % e arbitrave meshkuj të zëvendësohen me femra, sepse ato kanë më shumë burrëri.
Gjok Noka

NOKA – “Si ndryshon faqja e gjykimit nga meshkujt te femrat… Besëlidhja-Tirana u gjykua nga dy femra dhe për mua ishte një gjykim model. Po marrim vetëm ndeshjet që Besëlidhja ka zhvilluar me Partizanin e Tiranën në transfertë. Ndaj Partizanit në “Elbasan Arena” na gjykoi matrapazi Kridens Meta, i cili kërkoi ta vidhte ndeshjen, duke përfituar nga “terri infornativ”  Me gjithë padrejtësitë e gjykimit, ia dolëm të kualifikoheshim. I njëjti fenomen ndodhi në “Selman Stërmasi” në ndeshjen e parë ndaj Tiranës me gjyqtarin Orlando Kuka. Tiranës iu dhurua një gol dhe një penallti dhe Besëlidhja nuk ka Ronaldon apo Mesin për të përballuar dy gola të dhuruar kundërshtarit. Sapo kishim dalë nga karantina, ndërsa Tirana ishte e përgatitur. Skandali u vulos në
Fushë-Krujë në ndeshjen ndaj Kastriotit nga gjyqtari hajdut xhepash Klajdi Kola, i cili na shumëzoi me zero gjithë mundin e sezonit. Ky është skandal, pasi janë vjedhur financat e mia private.
unnamed
Kthehemi te gjykimi i së mërkurës te Besëlidhja-Tirana. Gjykuan dy femra, me kryesore durrsaken Mirela Çemiri dhe asistente Nikoleta Prengën. Ishte një gjykim perfekt, asnjë kontestim nga të dyja skuadrat. Mendimin tim për vlerësimin e tyre me notën 10 e aprovoi edhe vëzhguesi Besnik Çela. I bëj thirrje FSHF-së që 70 % e gjyqtarëve meshkujtë zëvendësohen me femra, pasi janë më “burra” se burrecët dhe hajdutët e xhepave. Këta gjyqtarë duhet të bëhen shënjestër e OFL-së për pasurinë e jashtëligjshme që kanë vënë duke vjedhur investitorët privatë të futbollit”, ka theksuar presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka.

Besëlidhja ndërkohë vijon stërvitjen për ndeshjen në shtëpi me Korabin. Lezhjanët nuk kanë më pretendime për kreun dhe elitën do ta tentojnë me ndeshjet shtesë.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"