EKSKLUZIVE/ “3 arsye për ngërçin e sulmuesve”, rrëfehet Tafaj: Ja si Partizani del kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 15:40

EKSKLUZIVE/ “3 arsye për ngërçin e sulmuesve”, rrëfehet Tafaj: Ja si Partizani del kampion

Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Partizanit, Fatjon Tafaj, një intervistën e dhënë për “Panorama Sport” pohoi se të kuqtë do ta kenë më të lehtë për ta mbrojtur titullin kampion nëse i mbyllin me sukses ndeshjet e mbetura nga faza e parë. 

Tafaj-Fatjon

Aktualisht Tafaj po kryen detyrën e zv.trajnerit te Shkëndija e Tetovës, se me statusin e teknikut ai analizon edhe situatën aktuale të “demave, që nisin nga ndryshimet e ndodhura në verë, ngërçin e sulmuesve, si dhe funksionimin e skuadrës sipas skemës me 3 apo 4 mbrojtës. Duke skanuar këta faktorë, ai i quan normale luhatjet e Partizanit në start. Ish-kapiteni i kuq jep edhe mendimin e tij për ecurinë e Tiranës dhe Kukësit dhe në fund tregon dallimet mes Superiores dhe kampionatit maqedonas.

Partizani me stofin e kampionit ka pasur luhatje, por kryeson me +4 pikë. Si ju duket ecuria aktuale e të kuqve?

Është normale dhe e pritshme që Partizani si kampioni në fuqi të ketë diferencë +4 pikë edhe pse fillimi i kampionatit nuk u nis ashtu siç duhej. Duke marrë parasysh këtu ndërrimin e trajnerit apo edhe largimin e afrimin e disa lojtarëve në markaton e verës, ose më saktë le të themi që ndryshimi i filozofisë dhe strategjisë së lojës nga ish-trajneri Gega te trajneri aktual kërkon kohën e saj që të arrihet. Ndaj kjo është më se normale për luhatjet që ka pasur Partizani në fillim të kampionatit.

fatjon tafaj

Në verë u afruan disa sulmues te “demat”, por nuk po duken… 

Ka shumë arsye për këta lojtarë që nuk kanë qenë produktivë apo nuk kanë dhënë më të mirën e tyre. Së pari, cilësitë që ato kanë për atë mënyrë loje që kërkon të ketë Partizani. Së dyti, minutat që kanë pasur në këmbë këta lojtarë nga kampionati nga kanë ardhur, dhe e fundit, por më e rëndësishmja, përshtatja e këtyre sulmuesve në kampionatin shqiptar.

Si ish-mbrojtës, si e shikoni fazën defensive të të kuqve këtë vit, nga e shkuara, duke dituar se kanë luajtur me 3 dhe 4 prapa? 

Mendoj se përveçse do kohën e vet të përshtatjes së ndryshimit të skemave, këto vendosje duhet të bëhen në bazë të lojtarëve që posedon ekipi. Patëm një Partizan që fitoi titullin kampion me një mbrojtje me katër në linjë me dy mesfushorë, të cilët ruanin ekuilibrat gjatë gjithë kohës dhe jo më kot ishte edhe mbrojtja më e mirë, me më pak gola të pësuar 22 gola në 36 javë.

Ndërsa këtë sezon Partizani e nisi kampionatin me 3 mbrojtës, por që në ndeshje të caktuara hasnin probleme nga kundërsulmet e kundërshtarit. Edhe njëherë e them, që të dyja vendosjet e mbrojtjes si repart me 3 apo me 4 varen nga orët e punës taktike dhe cilësia e lojtareve që i përshtaten skemës.

Meqë po afron merkatoja, për çfarë kanë nevojë të kuqtë në janar?

Nuk dua të futem në hollësi te merkatoja e Partizanit, por mendoj se diçka që nuk është prishur duhet të jenë të kujdesshëm për ta rregulluar më mirë. Pra, Partizani momentalisht është në vendin e parë me +4 pikë dhe në rast se 5 ndeshjet e mbetura të kësaj faze i kalon me sukses, duhet të bëjë kujdes në operacionin brenda ekipit, sigurisht në atë repart ku mund të shtohet më shumë kualiteti.

gjoka-dhe-tafaj

Si e shikoni luftën për titull dhe sa shanse ka Partizani ta mbrojë?

Në këtë kampionat lufta për titull do të jetë shumë e fortë deri në fund. Partizani duhet të shfrytëzojë momentalisht edhe krizën që kanë disa nga rivalët e tij. E theksoj edhe njëherë se në rast se i kalon me sukses këto ndeshje të mbetura të kësaj faze, atëherë do të shohim një Partizan më afër mbrojtjes së titullit kampion.

Keni një koment për situatën që po kalon Tirana?

Me sa e shikoj nga jashtë, nuk më duket normale që një ekip si Tirana, i projektuar për kampion, të largojë trajnerin në javët e para të kampionatit, duke pasur parasysh që edhe diferenca e pikëve me vendin e parë nuk qe e madhe. Shpresoj që me ardhjen e trajnerit të ri Tirana të kthehet në një nga rivalët kryesorë për titull, sepse është një ekip me shumë cilësi, por për momentin në krizë rezultatesh.

Po për Kukësin? 

Sa i përket Kukësit, mendoj se është duke bërë mirë. Aktualisht ndodhet në vendin e dyte, -4 pikë nga vendi i parë, dhe pavarësisht barazimeve me rivalët kryesorë dhe 2 humbjeve në transfertë me dy kundërshtarë të fortë si Laçi dhe Vllaznia, besoj se ka një ecuri të mirë. Nuk mund të them se Kukësi ka luhatje. Prej javësh keni nisur një aventurë të re te Shkëndija e Tetovës.

 Çfarë dallimesh ka mes Superiores dhe kampionatit maqedonas? 

Aktualisht jam në një nga klubet më të mira të trevave shqiptare, siç është Shkëndija e Tetovës. Mendoj se janë dy kampionate të ndryshme nga njëri-tjetri për sa i përket interpretimit të lojës.

Ekipet maqedonase kanë lojtarë me shumë kualitet ku edhe ndeshjet mundohen t’i zgjidhin ndërmjet individëve me cilësi, por i kushtojnë shumë pak vëmendje disiplinës taktike. Ndërsa në Superiore është e kundërta, ka shumë disiplinë taktike dhe ndoshta jo këtë cilësi lojtarësh.

ILIR CARA  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"