EKSKLUZIVE/ 150 milionë lekë buxhet për vitin 2023, Këshilli Bashkiak miraton investimet për AF Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2022 | 8:36

EKSKLUZIVE/ 150 milionë lekë buxhet për vitin 2023, Këshilli Bashkiak miraton investimet për AF Luftëtarin

Akademia e Futbol lit Luftëtari sigu ron financat edhe për 2023-shin. Klubi do të ketë një buxhet prej 150 milionë lekësh (të vjetër) për vitin e ardhshëm. Shuma nuk ka asnjë ndryshim, pasi është e njëjtë me 2022-shin.

AF LUFTETARI 1

Në mbledhjen e zhvilluar dje nga Këshilli Bashkiak Gjirokastër, u miratua edhe ky fond për futbollin.

Ekipi i krijuar vetëm tri vite më parë militon në Kategorinë e Dytë, e megjithatë shanset që të ngjitet i ka të mëdha. Ecuria e deritanishme është vërtetë e kënaqshme.

Bluzinjtë në vetëm 7 javë kanë grumbulluar 16 pikë dhe pozicionohen të 4-it. Duke qenë vetëm 3 pikë më pak se Pogradeci kryesues, shanset për të shkuar më lart ekzistojnë.

Që të tentojnë Kategorinë e Parë, drejtuesit nuk do të “kursehen” as në merkato dhe pritet që në janar të përforcojnë organikën.

PALLATI I SPORTIT “Panorama Sport” ka mësuar se është akorduar një shumë e konsiderueshme për rehabilitimin përfundimtar të pallatit të sportit të qytetit.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Bashkia e Gjirokastrës do të mundësojë zbatimin e projektit me vlerën e 100 milionë lekëve të rinj (një miliard lekëve të vjetër) për rehabilitimin e godinës së pallatit të sportit.

Këtu bëhet fjalë për rikthimin e sistemit të ngrohjes, të ftohjes si dhe për zonën rreth godinës.

Krahas mbështetjes së ekipeve të futbollit dhe volejbollit, në bashkëpunim me KOKSH, në trajnim e sipër janë 240 fëmijë dhe të rinj në këto sporte, bëjnë të ditur burimet për “Panorama Sport”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"