EKSKLUZIVE/ 1 shekull histori dhe titulli i munguar, Batha: Ia dalim dhe pa blerje, ja si mund të shkëlqejë Tirana këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 18:32

EKSKLUZIVE/ 1 shekull histori dhe titulli i munguar, Batha: Ia dalim dhe pa blerje, ja si mund të shkëlqejë Tirana këtë sezon

Mesfushori i Tiranës Idriz Batha beson se bardheblutë mund të vazhdojnë të bëjnë mirë në kampionat vetëm nëse ulin kokën dhe qëndrojnë me këmbë në tokë.

idriz batha

Në një intervistë për “Panorama Sport” 27-vjeçari pranon se si çdo skuadër tjetër, edhe Tirana ka nevojë për prurje cilësore. Megjithatë, ai është i bindur se dhe me kontigjentin aktual, 24-herë kampionët e Shqipërisë mund të realizojnë objektivat e sezonit.

“Konkluzioni pas përgatitjeve në Turqi: Faza përgatitore shkoi goxha mirë. Vetë kushtet ta japin këtë mundësi, sepse stërvitesh në kushte të mira dhe ritëm të lartë.

Tirana

Forma e Bathës: Unë jam po njësoj dhe do të jem në shërbim të ekipit në çdo moment.

Nevojat për ndryshime te Tirana: Unë mendoj se çdo skuadër në Shqipëri në çdo moment ka nevojë për ndërhyrje. Edhe për ne, them se çdo element cilësor në çdo repart është i nevojshëm. Por, them edhe që mund ta përballojmë pjesën e mbetur të kampionatit edhe me kaq lojtarë sa kemi.

 Formula e vazhdimësisë së rezultateve pozitive: Tirana mund ta ruajë këtë ecuri me kokën poshtë dhe duke qëndruar me këmbë në tokë. Duhet të vazhdojmë të japim maksimumin dhe çdo ndeshje ta shikojmë si një finale. Kjo është e vetmja mënyrë”, përfundon njëri prej titullarëve të Tiranës Idriz Batha.

2020 është viti i përvjetorit të 100-ë të klubit bardheblu dhe ëndrra e çdo tifozi të Tiranës është që këtë vit jubilar të shpallen kampionë të vendit, trofe që mungon prej mëse 10 vitesh.

24-herë kampionët e Shqipërisë e rinisin kampionat ditën e mërkurë kundër Bylisit, një takim delikat duke patur parasysh paraqitjet befasuese që ballshiotët kanë bërë këtë edicion.

Tirana miqesore

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"