EKSKLUZIVE/ U largua nga skuadra pas fitores, trajneri i Besës zbulon arsyet: Ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 11:33

EKSKLUZIVE/ U largua nga skuadra pas fitores, trajneri i Besës zbulon arsyet: Ja e vërteta

Ndriçim Kashami e ka menduar largimin që pas humbjes në “Roza Haxhiu”. Skuadra nuk ruajti dot avantazhin dhe u përmbys nga Lushnja. Po më shumë se pikët e lëna, ra në sy shpërdorimi i rasteve. Duket se kjo gjendje e ka bërë trajnerin që të ulet me Nexhat Bizhdilin dhe të diskutojë dorëheqjen, gjë që, në fakt, e tha dje vetë kavajasi për “Panorama Sport”.
kashami
“Pas humbjes me Lushnjën nuk u ndjeva i qetë. Ramë në konsensus me klubin dhe dhashë dorëheqjen. Kisha nevojë për pushim në këtë kohë të vështire ‘COVID’-i”. Numri një i stolit të verdhezinjve foli edhe pas ndeshjes në Luz, e cila u fitua. Shprehet i kënaqur me reagimin e ekipit, por jo dhe aq me finalizim.

“Nuk na u nda kjo sëmundja e rasteve të humbura. Vërtet fituam me meritë, por ashtu si ndaj Lushnjës ekipi mund e duhet ta zgjidhë ndeshjen më herët. Luajmë mirë, dominojmë dhe krijojmë raste, por gabojmë pikërisht në finalizim. Nuk kisha dyshim te fitorja, por këmbëngul se duhet të korrigjohemi para portës. Kjo fitore rikthen Besën për të cilën kemi punuar gjatë gjithë kohës”, deklaroi pas ndeshjes të së shtunën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"