“Ekipi reagoi mirë pas autogolit”, Konte e merr me sportivitet barazimin: Eriksen më në fund kuptoi atë që doja. Merkato? Ju betohem që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 23:36

“Ekipi reagoi mirë pas autogolit”, Konte e merr me sportivitet barazimin: Eriksen më në fund kuptoi atë që doja. Merkato? Ju betohem që…

Interi arrit të barazojë me 1-1 me Napolin, rezultat ky që mund të jetë pozitiv për skuadrën zikaltër pasi arritën të barazonin ndërkohë që ndeshja mund të shkonte dhe më keq.

konte

Pas ndeshjen, tekniku Antoni Konte foli për mikrofonat e “Sky Sports”, teka u shpreh mjaft i qet dhe komod me këtë barazim të skuadrës së tij.

Ndeshja: “Unë mendoj se të gjithë janë rritur si nga pikëpamja teknike ashtu edhe nga ajo mendore. Kam gjetur një grup që më ka dhënë një rezultat të madh pune. Unë gjithmonë e përsëris se lavdia personale është e mirë, por në fund të karrierës tuaj është mirë të shohësh CV-në tuaj, fitoret ju nderojnë për të fituar tituj. Ekipi reagoi mirë pas autogolit dhe jam i kënaqur me performancën e tyre”.

Eriksen: “Unë kisha kohë të punoja me të dhe ai e kuptoi që në futboll ekzistojnë dy faza, sulmuese dhe mbrojtëse. Futbolli italian është taktik, u desh pak kohë të përshtatej. Ne u përpoqëm në të gjitha mënyrat për ta futur si organizues loje, unë jam i sigurt se ai mund të bëjë shumë më tepër. Unë përpiqem ta nxis, ai po rrit agresivitetin dhe intensitetin, kjo na ka sjellë përfitime neve si skuadër”.

Merkato: “Ajo që duhet të bëjmë tani është të përqendrohemi në të tashmen. Ju betohem që ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Të flasësh për tregun e transferimeve nuk ka kuptim, unë jam krenar futbollistët e mi, të cilët janë rritur në një mënyrë graduale. Në situata të tjera ne do ta humbnim këtë ndeshje, edhe nëse nuk do ta kishim merituar këtë gjë. Sapo të mbarojë gjithçka, do të ketë kohë për merkaton”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"