“Ekipi po rritet ndeshje pas ndeshje”, Troisi: Paraqitje e mirë ndaj Tiranës, na ndëshkoi… eksperienca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2020 | 19:59

“Ekipi po rritet ndeshje pas ndeshje”, Troisi: Paraqitje e mirë ndaj Tiranës, na ndëshkoi… eksperienca

Flamurtari u mposht me rezultatin 2-0 ndaj Tiranës. Pavarësisht se skuadra vlonjate është e rënë nga kategoria prej shumë kohësh, ka bërë një paraqitje dinjitoze ditën e sotme në “Selman Stërmasi”, duke vënë në vështirësi kryeqytetasit.

troisi

“70 minuta kemi bërë një ndeshje të mirë, më pas hasëm probleme. Ndeshje pas ndeshje e shikoj që ekipi  ka rritje. Ekipi i Tiranës është me shumë eksperiencë. Unë kam ekip më futbollist të rinj.

Unë mëndoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Rrapaj është një futbollist shumë të talentuar. Për mua është lojtar shumë i mirë. Kam folur me Idrizin për sezonin e ri. Do të shikoj çdo bëj, ende nuk kam firmosur një kontratë. Të përfundojmë njëherë këtë sezon”, u shpreh Troisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"