“Ekipi është në vështirësi, por po luftojmë“, flet Zidan: Ecuria? Nuk e di sa mund të rezistojmë me kaq shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 16:43

“Ekipi është në vështirësi, por po luftojmë“, flet Zidan: Ecuria? Nuk e di sa mund të rezistojmë me kaq shumë…

Zinedin Zidan është krenar për skuadrën e tij dhe për mënyrën se si ajo luftoi, pavarësisht problemeve të shumta që ka. Francezi thotë se nuk do ta rrezikojë Benzemanë, në rast se ai nuk bëhet gati për duelin në Champions me Atalantën.

ZIDAN

MESAZHI – “Nuk është nevoja që të jap mesazh. Është një fitore e rëndësishme dhe e katërta radhazi. Duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë”.

BENZEMA – “Të shohim se çfarë mund të ndodhë. Do të bëjë një tjetër ekzaminim për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Nuk do ta rrezikojmë. Nëse nuk do të rikuperohet, nuk do të jetë”.

NIVELI – “Skuadra është mirë. Kemi vazhdimësi me rezultatet. E gjithë skuadra mbrohet mjaft mirë. Me topin në zotërim mund të bëjmë gjëra më pozitive. Duhet të pushojmë mirë dhe të jemi gati për ndeshjen e të mërkurës. Do ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme”.

KASEMIRO – “E dimë çfarë lojtari është dhe rolin që ka në fushë. Godet, shënon gola dhe gëzohem për të. Por gëzohem për të gjithë ekipin”.

ECURIA – “Nuk e di sa do të mund të rezistojmë me kaq shumë dëmtime. Janë shumë lojtarë jashtë. Shpresoj që të rikuperojmë ndonjë, por nuk e di çfarë do të ndodhë. Për momentin kemi shumë dëmtime, por duhet të vazhdojmë me këta që kemi. Duhet të vazhdojmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"