Ekipi më i suksesshëm ne Evropë? Nuk është as Mançester Siti dhe as PSG

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 11, 2018 | 19:29

Ekipi më i suksesshëm ne Evropë? Nuk është as Mançester Siti dhe as PSG

Ka një surprizë në Evropë, për sa i përket ekipit me përqindjen më të madhe të fitoreve në kampionat. Ekipi çek i Viktoria Plzen ka lënë mbrapa gjigandët e futbollit evropian dukë shënuar përqindjen më të mirë në Evropë

DSnUnZZWsAEpasP

Çekët kanë arritur 15 fitore dhe vetëm një barazim këtë sezon në kampionat, me një përqindje fitoresh prej 94%.

Ata ndodhet 16 pikë larg vendit të dytë në këtë fazë të kampionatit, dhe kaluan gjithashtu në fazën tjetër të Europa Ligë ku do të ndeshen  me Partizanin e Beogradit.

DSYCe9hWkAArSj5

Vendin e dytë e zë Mançester Siti që kishte përqindjen e njëjte deri para barazimit 0-0 me Kristal Palasin, ndersa tani ka përqindjen 90.9 %. Më pas renditen PSG (84.2%), Barcelona (83.3%), Napoli (80%) dhe Bajern Mynih (76.5%).






www.minuta90.com