“Ekipi është futur në një ngërç psikologjik”, Batha: Tani luhet me laps dhe letër, 1 pikë si fitore. Mos prisni që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 23:19

“Ekipi është futur në një ngërç psikologjik”, Batha: Tani luhet me laps dhe letër, 1 pikë si fitore. Mos prisni që…

Mesfushori i Tiranës, Idriz Batha, foli pas barazimit në derbi 1-1 ndaj Partizanit, falë golit të Muçit në minutat e fundit të lojës. Në prononcimin për emisionin “Gol pas Goli”, Batha foli për situatën aktuale te bardheblutë duke u shprehur:

Batha

“Ekipi është futur në një ngërç psikologjik, duke qenë presioni i titullit kampion. Sa më shumë kalojnë ndeshjet, aq më shumë rritet presioni. Nuk ka rëndësi që të luajmë bukur dhe të kënaqim sytë e njerëzve. Rëndësi ka të marrim rezultatet dhe të arrijmë objektivin. Mendoj se 1 pikë e sotme ishte si një fitore. Me pikë të barabarta Kukësi është i avantazhuar. Tani luhet me laps me letër. Mendoj se jemi drejt titullit, drejt rrugës së duhur.

Të jem i sinqertë nuk e di si duket nga jashtë. Për mua personalisht ekipi nuk u duk i lodhur. Ne e dominuam ndeshjen dhe ishim në kontroll të topit. E mbajtëm Partizanin në gjysmëfushën e vetë. Nuk ka asnjë problem. Jemi të ndërgjegjshëm për forcën që kemi. Eksperienca e shumë lojtarëve që nuk e kanë provuar shijen e titullit, e bën këtë situatë që të duket kështu .

Nuk mendoj se është bërë e lexueshme loja e Tiranës. Është fund kampionati dhe pas periudhës së gjatë pushimi, mendoj se është normale që lojtarët të mos shprehen aq mirë. Është normale që lodhja bën të vetën. Mos prisni që ekipi të luajë njësoj si në mes dhe në fund të kampionatit. T’i marrim ndeshjet edhe me lojë të shëmtuar, thjesht na duhen pikët”, u shpreh Batha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"