Ekipi dhe tersi i stadiumit dëshpëron drejtuesit, te Partizani dëshirojnë fitoren e parë në “Air Albania” në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 16:02

Ekipi dhe tersi i stadiumit dëshpëron drejtuesit, te Partizani dëshirojnë fitoren e parë në “Air Albania” në derbi

Fitorja 3-1 në transfertën e Laçit u mendua si kthim i vërtetë i kampionëve të Shqipërisë, por një javë më pas të kuqtë bëjnë “harakiri”, ku nga avantazhi 2-0 e mbyllin në barazim 2-2 përballjen me Bylisin.pARTIZANI

Pas suksesit në Laç u rrit adrenalina në kampin e kuq dhe drejtuesit menduan të bëjnë një sakrificë duke i mundësuar ekipit që të luajë në stadiumin “Air Albania” me shpresën që në këtë impiant modern ata do të thyenin tersin e dy ndeshjeve të para që i kishin humbur dhe t’ia merrnin dorën para derbit të 28 shkurtit.

Por, tersi i “Air Albania” i ka përndjekur të kuqtë edhe ndaj Bylisit, kështu që ekziston një ndjenjë surpersticioziteti te kampionët para derbit, duke ditur se stadiumi i ri ka qenë fatsjellës për bardheblutë. Pas ndeshjes drejtuesit e Partizanit kanë mbetur pa fjalë se si për të dytën herë në këtë sezon ndaj Bylisit u iku nga duart fitorja.Partizani me tifozet

Drejtuesit kanë mbetur të habitur nga ekipi se si në kuadrin e një jave transformohet në mënyrë të çuditshme, nga dominimi në Laç te oshilacionet me Bylisin. Madje, përbrenda edhe ata e ndiejnë tersin që po u sjell stadiumi i ri dhe ishin bërë disi pishman, që pse nuk zgjodhën “Elbasan Arenën” për të luajtur me Bylisin.

Gjithsesi, shpresojnë që fitoren e parë në stadiumin e ri ta arrijnë në derbi, ndonëse pranohet se “Air Albania” ka rezultuar si burimi i suksesit dhe kthesës së madhe për bardheblutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"