Ekipet londineze bëjnë detyrën, fitojnë minimalisht në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 18:11

Ekipet londineze bëjnë detyrën, fitojnë minimalisht në shtëpi

Ka qenë një pasdite e mirë për dy ekipet londineze të Arsenalit dhe Çelsit, Pasi të dyja kanë arritur një fitore minimale brenda fushe. Arsenali ka mundur Njukasëllin e Rafa Benitezit pas golit të shënuar nga gjermani Ozil në minutën e 23-të.

ozil

Po ashtu edhe Çelsi ka bërë detyrën, ndërsa goli ka ardhur nga mbrojtësi spanjoll Marko Alonso në shtesat e pjesës së parë. Me këtë fitore ekipi i Çelsit ruan vendin e tretë, ndërsa Arsenali kalon për momentin në vendin e katërt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"