“Ekipet kishin ‘frikë’ të fitonin”, Bizhdili analizon barazimin ndaj Egnatias: Nëse trajneri ankohet për terrenin, do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2020 | 14:49

“Ekipet kishin ‘frikë’ të fitonin”, Bizhdili analizon barazimin ndaj Egnatias: Nëse trajneri ankohet për terrenin, do të…

Besa-Egnatia nuk shkoi më larg se bara zimi. Gjatë 90 minutave u duk se të dyja kampet luanin me frikën për të mos humbur dhe shumë pak bënë për ta fituar atë. Pas takimit, të dy trajnerët fajësuan ndikimin e terrenit, por kjo nuk e justifikon aspak lojën e zhvilluar.

Bizhdili-2

Nexhat Bizhdili mendon se rezultati ishte i drejtë dhe asnjëra nuk meritoi të merrte më shumë se një pikë. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, presidenti u shpreh:

“Të dyja ekipet, me sa pashë, e kishin vlerësuar maksimalisht këtë takim. Kjo u pa qartë si në vendosjen taktike dhe mënyrën se si rrodhi ndeshja.

Pati një ‘përleshje’ të vërtetë në mesfushë për çdo top dhe raste kur mesfusha u mbipopullua, aq sa topi falë dhe gabimeve mbetej vetëm në këtë sektor. Nga ajo që pashë, gjykoj se të dyja ekipet kishin ‘frikë’ të fitonin dhe pak ia bënë hyzmetin këtij objektivi. Pashë dy luftime të forta që solli mjaft faulle e ndërprerje loje. Thënë më shkurt, ekipet u përpoqën të mos lejonin njëri-tjetrin të organizohej sesa të organizoheshin vetë në ofensivën sulmuese”.

ECURIA

Numri një i klubit nuk mendon se kjo ndalesë do të ndikojë në objektivat e Besës së tij. “Rezultati i ndeshjes ishte verdikti më i drejtë i saj. Nuk ka asnjë ndikim, pasi është ende herët për të folur. Ka plot javë përpara e vetëm me Egnatian do luajmë edhe 3 herë të tjera.

Pas 2-3 javësh mund të ketë një panoramë më reale të pozicionit të ekipit në klasifikim. Deri sot, jam i kënaqur nga grupi, që ka pësuar vetëm 1 humbje në Lushnjë në javën e parë. Besimi e mbështetja ndaj tyre nuk ka munguar dhe nuk mungon përtej këtij barazimi”, tha Bizhdili.

TERRENI

Presidenti paralajmëron se mund të ndërrojnë stadium për ndeshjet e ardhshme, nëse Artan Mërgjyshi do t’i ankohet sërish për terrenin.

“Do ulem të flas në detaje me stafin teknik mbi ndikimin e fushës. Nëse ata vijojnë të jenë të pakënaqur e penalizuar nga stadiumi i Luzit, në janar nuk përjashtohet mundësia të spostohemi në ndonjë fushë tjetër. Kjo do të varet gjithnjë nga vendimi i stafit teknik”, përfundoi Bizhdili.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"