Ekip i transformuar, largimet tek Apolonia pritet të shkojnë në… 15

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 13:45

Ekip i transformuar, largimet tek Apolonia pritet të shkojnë në… 15

Apolonia është një skuadër thuajse e transformuar. Nga skuadra e elitës, as me gishtat e njërës dorë nuk numëron dot lojtarë titullarë. Të paktën kjo është situata që paraqitet në ditët e fundit të gushtit.

Apolonia 2

Plot 11 futbollistë janë larguar zyrtarisht: R.Harizaj, E.Sota, D.Andoni, D.Duda, A.Zaimaj, E.Ejoh, K.Mehmeti, K.Jeboah, R.Haxhiu, R.Mihana dhe M.Vasilj.

Në këtë rrugë janë M.Gjata, B.Agiare, E.Smaçi dhe I.Diop. Vetëm dy blerje, mbrojtësi Hidri dhe sulmuesi Xhixhiua (ky i fundit ende pa nënshkruar) dhe një rikthim nga huazimi, Sali Kumani.

Pjesa tjetër që po kompozon skuadrën e sezonit 2021-2022 është thuajse e re. Le të marrim lojtarët që po stërviten gjatë kësaj faze përgatitore dhe që janë aktivizuar në tri miqësoret e deritanishme të skuadrës fierake, duke vënë në krah edhe minutazhin e ndeshjeve të vitit të kaluar:

Endrit Çako (180′-2 ndeshje), Serjan Repaj (1527′-18 ndeshje), Erisildjo Asllanaj (611′-6 ndeshje), Kristian Papa (5′-1 ndeshje), Arlind Kurti (1′-1 ndeshje), Rubin Hebeja (314′-9 ndeshje), Erisildo Smaçi (2684′-31 ndeshje), Stefano Omeri (1126′-14 ndeshje), Skerdi Levendi (1306′-15 ndeshje), Mateo Shanaj (995′-12 ndeshje), Jeton Krasniqi (586′-5 ndeshje), Mariel Sota (233′-14 ndeshje), Krisild Zoga (1510′-16 ndeshje), Eljo Gjata (12′-1 ndeshje), Enea Topi (6′-1 ndeshje), Sali Kumani (681′-8 ndeshje), Benito Çulli (22′-2 ndeshje), Alvi Mezani (0′-0 ndeshje), Armando Çili (0′-0 ndeshje).

sit

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"