“Ekip amatoresk”, shpërthen Cungu: Nuk mund të bjerë Vllaznia në këto nivele duke bërë takime poshtë… plepit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 17:01

“Ekip amatoresk”, shpërthen Cungu: Nuk mund të bjerë Vllaznia në këto nivele duke bërë takime poshtë… plepit

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, nuk është plotësisht dakord për rifillimin e kampionatit në datën 3 qershor. Sipas teknikut shkodran, skuadrat janë në kushte të pabarabarta. Në një pronocnim për emisionin “Fan Zone”, Cungu zbuloi se është tifoz i Liverpulit, si dhe foli për situatën aktuale. Në fund nuk mungoi një koment në lidhje me situatën kaotike të Vllaznia.

armando cungu

“’Ju kurrë nuk do të jeni vetëm’, nuk ka shprehje më të bukur, që shkon edhe me situatën ku ndodhemi. Nuk ka qenë e lehtë, pavarësisht se mund të jemi mirë nga ana shëndetësore, psikologjikisht kemi përjetuar një situatë jo të këndshme. Jemi munduar të mbajmë në tonus dhe me shpresë stërvitjen. Jo në kushte të barabarta, kanë qenë të reduktuar. E rëndësishme është që djemtë janë treguar shumë serioze. Gjej rastin t’i falenderoj. Janë të bindur që do të rikthehen shpejt.

Infrastruktura- Dashamirësia karshi futbollit, që presidenti ka treguar për ekipin dhe terrenet sportive. Stadiumi i Laccit është ndër 2 fushat më të mira në Shqipëri. Edhe fusha e stërvitjes i ka kushtet shumë të mira. Stadiumin e përdorim në moment të caktuara, në bazë edhe të fushteve atmosferike.

Laçi si  Liverpuli- Presim sa më shumë tifoza të Liverpulit të mbështesin Laçin. Ndoshta është në ADN, por unë jam një natyrë që kërkojë shpirt në fushë përvecc cilësisë, për të fituar një ndeshje. Kjo është për mua e pazëvendësueshme. Nëse nuk ke grintë nuk vlen asgjë. Jo rastësisht ndoshta jam tifoz i Liverpulit.

Problemet fizike mund ta penalizojnë skuadrën. Kjo është një situatë e paprovuar më herët më ccdo trajner. 2 muaj pauz, ku mundësitë kanë qenë të cunguara. Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë të varfar. Tjetër gjë flasim tjetër gjë është realiteti. Kemi 1000 vrima, nuk mbyllen kurrë vrimat e shqiptarëve. Mos harrojmë që java e parë e Bundesligës gjermane solli 9 dëmtime. Mos harrojmë sa lart është Gjermania, ccfarë kushte kanë. Imagjinoni ccfarë mund të ndodhë në Shqipëri. Ka qenë një situatë ku duhet të mbyllej kampionati, por dikush do të digjej padrejtësish.

Nuk na lejohet të bëjmë miqësore. Ka shumë paradokse. Sa nuk lejohet as të bësh ndeshje miqësore. “Po e de sportin 1 ditë të le një muaj, po e le 1 vit duhet ta lesh fare”. E kuptoj që nuk ka faj askush dhe duhet të mbyllet një kampionat.

Nisja e kampionatit – Nuk na ka marrë askush asnjë mendim a ja vlen apo s’ja vlen. Në 3 fazat e para është vendosur ccdo gjë në fushë. Situata nuk është normale. Brenda ekipit ka jo barazi për sa i përket stërvitjes. Jo më të krahasohemi me ekipet e tjera. Kampionati për 3 faza ka qenë në kushte të barabarta, tani jemi në kushte jo të barabarta. Duhet t’iu japësh kohën e duhur ekipeve. Nuk na mbetet gjë tjetër vecc të pranojmë verdiktet që janë vendosur dhe të bëjmë maksimumin.

Situata te Vllaznia – Vllaznia është një emër i madh te futbolli dhe ka ndikim te ccdo dashamirës. Jam në krah të sportistëve. Kam qenë edhe unë te Vllaznia dhe kanë shkuar 4 muaj pa marrë rroga. Cdo njeri ka hallet dhe llogaritë e vërteta. Nuk arrij të kuptoj pritjen e madhe.

Në fund të fund lekët meren në fund të sezonit, por nuk bie dakord ajo pamje dhe ai takim. Një ekip amatoresk. Nuk mund të bjerë Vllaznia në atë nivel. Ka zyra Vllaznia, nuk mund të bëhen takimet nën pisha nën plepa, me fanella portokalle, jeshile, me xhinse. Kriza kalon ccdo ekip po duhet t’i kalosh me dinjitet dhe personalitet. Nuk është boks. Ke një emblem një histori, një qytet, që kërkon seriozitet dhe duhet ta ruash me personalitet”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"