Egnatia vazhdon bumin e afrimeve, zyrtarizohet ‘’ushtar’’ Telushi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 16:55

Egnatia vazhdon bumin e afrimeve, zyrtarizohet ‘’ushtar’’ Telushi

Egnatia ka bërë një prej merkatove më të mira të Kategorisë Superiore. Këtë e tregojnë dhe emra e afruar nga rrogozhinasit, ku spikasin futbollit me CV të pasur në Superiore.

egnatia

Së fundmi, Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit të njohur Bruno Telushi.  Mesfushori 30-vjeçar ka mbyllur aventurën në Azerbajxhan te skuadra e Nefçi Bakus duke u rikthyer sërish në futbollin shqiptar.

Edhe pse ishte shumë afër një transferimi te Vllaznia, në momentin e fundit diçka shkoi keq dhe vlonjati zgjodhi Egnatian. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit rrogozhinas me anë të një postimi në ‘’Facebook’’.

Postimi i Egnatias

Bruno TELUSHI
i bashkohet EGNATIAS ✍?.
Egnatia ka arritur të firmosi me ish mesfushorin e kombëtares Shqiptare Bruno Telushi i cili vjen pas një eksperience në kampionatin Azerbaxhanas ku ishte pjesë e Nefchi Baku.
Telushi e njeh mjaftë mirë kampionatin Shqiptarë pasi ka luajtur me Flamurtarin, Partizanin dhe Kukësin.
Vlonjati është fituesi i Kupës së Shqiperisë dhe kampionatit Shqiptar dy sezone më parë.
I uroj mire se ardhjen “Ushtar” Telushit dhe fitimin e trofeve me fanellën e Egnatias .
KF EGNATIA ?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"