“Egnatia tregoi minuse të mëdha”, Ledio Pano: Pjesa e parë e Partizanit nuk ishte ajo që pritej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 16:33

“Egnatia tregoi minuse të mëdha”, Ledio Pano: Pjesa e parë e Partizanit nuk ishte ajo që pritej

Ish-futbollisti i Partizanit, Ledio Pano, foli shkurtimisht për triumfin 0-3 të Partizanit në transfertë ndaj Egnatias. I ftuar në studion e emisionin “Gol pas Goli”, ai u shpreh se të kuqtë nuk dhanë atë që pritej në pjesën e parë,  teksa goli i çliroi:

Ledio Pano

“Prisja një Egnatia tjetër sot, duke pasur parasysh ndeshjet e fundit të vitit të kaluar, ku ishte më ekip. Sot tregoi minuese të mëdha sidomos në pjesën e dytë. Pjesa e parë e Partizanit nuk ishte ajo që pritej. Gjithsesi pas pushimit, ka oshilacione.

Goli i parë e liroi Partizanin. Pamë një Egnatia që u shthur në aspektin mbrojtës. Partizani ishte më i saktë në veprimet sulmuese. Me shënimin e golit të dytë dhe të tretë, u mbyll gjithçka”, deklaroi Pano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"