Egnatia siguroi qëndrimin në Superiore, flet kapiteni Krasniqi: “Film” që dihej, s’mund të kishte rezultat tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2022 | 15:13

Egnatia siguroi qëndrimin në Superiore, flet kapiteni Krasniqi: “Film” që dihej, s’mund të kishte rezultat tjetër

Egnatia mbijetoi, por kapiteni mendon se nuk ka vend për përgëzime. Gëzim Krasniqi sqaron se bënë vetëm detyrën.

KRASNIQI

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi:

“Sfida me Korabin ishte një ‘film’ që ia dinim fundin dhe ne ishim ‘aktorët’ kryesorë. E quaj thjesht detyrim këtë fitore ndaj presidentit, klubit dhe tifozëve.

E para thënë dhe në prag të kësaj sfide, që s’mund të kishte rezultat tjetër. Egnatia ka grup më cilësor, luante në shtëpi dhe para tifozëve.”, u shpreh Krasniqi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"