Egnatia shton radhët, te rrogozhinasit afrohet një portier brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 8:56

Egnatia shton radhët, te rrogozhinasit afrohet një portier brazilian

Egnatia e ka nisur keq pjesën e dytë të sezonit, pasi në javën e 16-të të besuarit e trajnerit Zekirija Ramadani u mundën në shtëpi nga Partizani në shifrat 3-0.

FRANCESKO VITOBELO

Por, tek Egnatia nuk ka kohë për “të qarë” këtë humbje, pasi në derë është transferta e Shkodrës, ku i pret një tjetër ndeshje e vështirë.

Rrogozhinasit i janë nënshtruar një procesi ndryshimi dhe riformatimi të grupit dhe merkatoja mbetet e hapur deri në fund, pasi presin që të plotësojnë dhe konsolidojnë grupin.

Risi ka pasur edhe në stafin teknik. Ka qenë vetë klubi që dje ka zyrtarizuar afrimin e zv.trajnerit Françesko Vitobelo, i cili në pjesën e parë ishte ndihmës i trajnerit Bledi Shkëmbi te Dinamoja.

Këtë detyrë italiani tani do ta ushtrojë tek Egnatia. Ja njoftimi i klubit në faqen zyrtare në “Facebook” për afrimin e teknikut italian:

“KF Egnatia njofton se ka arritur marrëveshjen me italianin Françesko Vitobelo, i cili do të mbajë postin e zv.trajnerit, duke qenë krahu i djathtë i trajnerit Zekirija Ramadani”.

xhovani porfirio

PORTA – Sa i përket merkatos së lojtarëve, rrogozhinasit së fundmi kanë afruar një portier brazilian. Pikërisht bëhet fjalë për Xhovani Porfirion, i cili ka nisur përgatitjet me ekipin dhe shikohet si një alternativë më shumë për pjesën në vazhdim.

Porfirio gjen tek Egnatia edhe dy portierë të tjerë, Pujën dhe Hasanbellin, kështu që braziliani ka një konkurrencë të fortë për të siguruar një vend titullari.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"