Egnatia shkarkoi Duron dhe po negocion me trajnerin Italian. Një “ish” do ta drejtojë këtë javë me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 20:23

Egnatia shkarkoi Duron dhe po negocion me trajnerin Italian. Një “ish” do ta drejtojë këtë javë me Partizanin

Egnatia vendosi që të shkarkonte Shpëtim Duron nga drejtimi i skuadrës pas humbjes në fushën e saj përballë Kukësit në mesjavë. Drejtuesit e panë të arsyeshme që skuadra të bënte një ndryshim pasi kriza e rezultateve për momentin i kishte nxjerrë nga podiumi i kampionatit dhe vendet që garantonin praninë në Europë.

egnatia

Por emri i trajnerit të ri vazhdon të mbetet një mister, pasi klubi po negocion akoma me italianin Diego Longo, për ta rikthyer në futbollin shqiptar në pankinën e rrogozhinasve. Megjithatë, akordi po vonon të vijë dhe për momentin është vendosur që të drejtojë skuadrën një emër që e njeh mirë, Edlir Tetova.

Ky i fundit u largua pas pak javësh kampionat në drejtimin e Egnatias për t’i lënë vendin Shpëtim Duros, por u kthye më pas në klub si pjesë e stafit teknik. Ka qenë pikërisht Tetova ai i cili ka drejtuar stërvitjen e sotme të rrogozhinasve dhe pritet që të drejtojë skuadrën në ndeshjen ndaj Partizanit në këtë javë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"