Egnatia, rrogozhinasit fuqizohen me ish-mesfushorin e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2019 | 14:02

Egnatia, rrogozhinasit fuqizohen me ish-mesfushorin e Vllaznisë

Java e tretë e përgatitjeve të Egnatias u mbyll me miqësoren me Besën, e cila përfundoi në barazim, 1-1. Trajneri Ndriçim Kashami theksoi pas saj se për të është parësore të ndërtojë skuadrën e duhur për sezonin e ri, ndaj dhe në merkato janë bërë shumë lëvizje deri tani.

Bilali Vllaznia

Një lojtar cilësor ka arritur së fundi marrëveshjen me drejtuesit e Egnatias dhe ai është mesfushori Dejvi Bilali, i cili ka luajtur më parë me Teutën në Superiore dhe Vllazninë në Kategorinë e Parë sezonin që shkoi. Ardhja e Bilalit e fuqizon ndjeshëm mesfushën e rrogozhinasve, por pritet që Egnatia të bëjë të tjera përforcime deri në mbylljen e merkatos.

Për “Panorama Sport”, Bilali u shpreh: “E pranova pa u menduar dy herë ofertën e rrogozhinasve. Kemi rënë dakord për kushtet dhe tani shpresoj të jap më të mirën për këtë skuadër, siç kam bërë kudo ku kam luajtur. Kam gjetur mbështetje maksimale nga stafi teknik, drejtuesit dhe tifozët e shumtë. Më bindi Egnatia, ndaj jam bashkuar me të. Kam luajtur në dy miqësoret e fundit dhe besoj se e kam bindur stafin teknik. Xhaxhai im, Ferdinandi, ka kontribuuar për disa vite për këtë skuadër dhe ka lënë gjurmë. Edhe unë kam bindje se nuk do të zhgënjej askënd. Të gjithë së bashku mendoj se do t’i japim Egnatias vendin që i takon në futbollin tonë”.

Aldo Buzi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"