Egnatia rimbjell barin në kohë rekord, Maganit i rikthen 2 titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 13:56

Egnatia rimbjell barin në kohë rekord, Maganit i rikthen 2 titullarë

“Arena Egnatia” do të jetë gati për të hënën. Pak ditë më parë është rimbjellë bari në këtë impiant të sapondërtuar, ndaj edhe stërvitjet u zhvendosen në Durrës (tek aneksi “Niko Dovana”). Firma e kontraktuar ka ndërhyrë me shpejtësi në sistemimin total të terrenit dhe Egnatia do të luajë të hënën kundër Skënderbeut.

egnatia kukesi

Fillimisht aty do të zhvillohet edhe ndeshja Teuta-Dinamo. Fusha duket qartazi në gjendje optimale edhe kjo duket nga fotoja e publikuar në gazetë. E vetmja gjë që presin të besuarit e Gugash Maganit, është trepikëshi i parë në elitë. Pas një humbjeje dhe një barazimi, i vetmi rezultat që nuk kanë shijuar është fitorja. Para se të shkojnë te kampionati, duhet t’i bëjnë llogaritë me Kupën e Shqipërisë. Sot do të udhëtojnë në Cërrik, atje ku i pret Turbina për llogari të turit të parë.

Lajme të mira edhe nga infermieria. Arbër Çyrbja i është bashkuar grupit dje. Ai doli pjesën e parë me Kukësin, pasi u dëmtua në këmbë. Lojtari po riaftësohet dhe shpresohet që të jetë gati për të hënën. E njëjta gjë vlen edhe për Kenio Xhekson, që mori një goditje në këmbë në seancën e fundit të anti-Tiranës.

Braziliani u stërvit me ekipin, ndaj ka shanse rikuperimi për javën e 3-të. Rrogozhinasit u kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve për Kupën e Shqipërisë. Sot luajnë në Cërrik dhe qëllimi është fitorja. Me alternativat që nuk mungojnë, pritet që stafi teknik të hedhë në fushë një formacion “miks”.

FORMACIONET ZYRTARE: 

TURBINA

Në portë: Varfi;

Në mbrojtje: Shehi, Zaimi, Zylyftari, Kristian;

Në mesfushë: Brahilika, Renato, Bejzade, Hysi;

Në sulm: Ronaldo, Alimadhi;

Trajner: Alfred Allamani

SKEMA: 4-4-2

EGNATIA

Në portë: Djuriç;

Në mbrojtje: Allmuça, Teqja, Krivanjeva, Ymeralilaj;

Në mesfushë: Bardis, Telushi, Iseni, Agbenpornu;

Në sulm: A.Magani, Imeri;

Trajner: Gugash Magani

SKEMA: 4-4-2

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"