Egnatia rikthehet te fitorja, rrogozhinasit mposhtin Apoloninë në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 20:01

Egnatia rikthehet te fitorja, rrogozhinasit mposhtin Apoloninë në miqësore

Pasditen e sotme, Egnatia dhe Apolonia zhvilluan një test miqësor në Rrogozhinë ku triumfues dolën vendasit me rezultatin 2-1.

WhatsApp Image 2021-09-04 at 19.54.49 (2)

Ishte një ndeshje e mire për Egnatian që kaloi e para në avantazh me anë të kapitenit Shtubina në minutën e 55-të të takimit.

Edhe pse rrogozhinasit kanë bërë mjaft blerje cilësore iu falën këmbëve të kapitenit Shtubina që ishte një ndër futbollistët më të rëndësishëm që kontriuboj në ngjitjen në Superiore sezonin e shkuar.

WhatsApp Image 2021-09-04 at 19.54.49 (1) (1)

Goli i dytë për Egnatian u shënua nga blerja e verës Arbër Çyrbja në minutën e 73-të të takimit, ndërsa Levendi barazoi përkohësisht shifrat në 1-1 për fierakët në minutën e 57-të të ndeshjes. Rrogozhinasit u kthyen kështu te fitorja pas dy humbjesh në miqësoret e mëparshme me Besëlidhjen e Partizanin.

REZULTATI

Egnatia-Apolonia

Shtubina 55′, Çyrbja 73’/ Levendi 57′

ALDO BUZI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"